English

Debutimi nudo i Elizabeth Olsen

SHBA, 28 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Ajo është më e vogla në familje, por me sa duket e ka kuptuar mënyrën se si mund të vihet re.

Elizabeth Olsen, motra e vogël e binjakeve të njohura Mary-Kate dhe Ashley, mbërrin në kinema me rolin e saj të parë si protagoniste në filmin e pavarur “Martha Marcy May Marlene”, në sajë të të cilit aktorja ka marrë dhe një kandidaturë si zbulimi më i mirë në Gotham Awards.

Duhet thënë se përballë skenave “pikante”, 22-vjeçarja nuk është tërhequr aspak...

Filmi i prezantuar në “Toronto International Film Festival”, ka marrë vlerësime unanime nga kritika dhe aktualisht Elizabeth është gati për të xhiruar dhe tre filma të tjerë të rinj për vitin 2012, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Me pak fjalë, ajo duket në një rrugë të mbarë për të rikuperuar famën e dy motrave të tjera amerikane.

Ajo ka nisur që në fëmijërinë e saj, duke marrë leksione kërcimi dhe duke u shfaqur në disa emisione televizive, por kinemaja për të deri më tani ishte e panjohur, ku kujtojmë se ajo nuk kalojë as testin për të qenë pjesë e kastit të aktorëve tek “Spy Kids”.

r.b/NOA

KOMENTE