Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekspozitë për konkursin “Varreza monumentale të shqiptarëve të Çamërisë”
English

Ekspozitë për konkursin “Varreza monumentale të shqiptarëve të Çamërisë”

Tiranë, 27 nëntor 2011, NOA- Ditën e sotme në Muzeun Kombëtar është hapur ekspozita e projekteve të konkursit “Varreza monumentale të shqiptarëve të Çamërisë” në të cilën ekspozohen tetë projekte.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, ka qenë shoqata “Çamëria” ajo që organizoi çeljen e ekspozitës të projekteve të fazës finale të konkursit “Varreza monumentale të shqiptarëve të Çamërisë në Qafë Botë”, ku u ekspozuan tetë projektet e studiove prestigjoze nga Shqipëria dhe Kosova.

Mësohet se ekspozita do të qëndroj e hapur për një javë dhe më pas do të shpallet projekti fitues, në bazë të të cilit do të ndërtohen edhe varrezat monumentale në fshatin Kllogjer të Sarandës.

Varrezat do të shërbejnë si monumenti përkujtimor i rreth 2600 shqiptarëve të Çamërisë, të cilët humbën jetën nga uria, etja dhe sëmundjet rrugës për në Shqipëri pas gjenocidit të ushtruar ndaj tyre nga bandat e Napoleon Zervës.

Projektet e prezantuara përmbajnë një monument përkujtimor si edhe dekorin e të gjithë sipërfaqes. Të gjithë vizitorët e ekspozitës do të mund të shprehin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për projektet e ekspozuara, prej nga do të shpallet edhe çmimi i publikut.

Në çelje të ekspozitës, kryetari i jurisë së konkursit, Artan Lame sqaroi detajet e projekteve dhe tha se, “Në total do të jenë tre çmime, ku çmimi i parë do të jetë edhe projekti që do të zbatohet. Ndërkaq, në librin e vërejtjeve dhe sugjerimeve do të mund që të gjithë vizitorët të shprehin mendimet e tyre rreth projekteve. Në bazë të tyre do të shpallet edhe çmimi i publikut”.

Duke folur për rëndësinë e kësaj ndërmarrjeje, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në cilësinë e mbështetësit të këtij aktiviteti, vlerësoi se pas 65 vjetësh shqiptarët e Çamërisë që humbën jetën në mënyrë tragjike do të përkujtohen në mënyrë dinjitoze.

Sakaq nga tetë projektet e paraqitura, tre janë në formën e skulpturave, ndërsa pesë të tjerat në projekte të prezantuara në fotografi. Ndër to, një projekt është produkt i një studioje projektimi nga Kosova, ndërsa shtatë të tjerat nga Shqipëria. Shpallja e projektit fitues do të bëhet pas disa ditësh dhe menjëherë pas saj do të nisë zbatimi i tij në varrezat e Kllogjerit në Sarandë.

a.y/NOA

KOMENTE