Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Idrizi: Të ngrihet panteoni i shqiptarëve
English

Idrizi: Të ngrihet panteoni i shqiptarëve

Tiranë, 28 nëntor 2011, NOA – Nën një atmosferë festive me muzikë e valle çame pranë Urës së Vogël mbi lumin Lanë, nën ngjyrat kombëtare Kuq e Zi, kryetari i partisë për mbrojtjen e të drejtave të çamëve, PDIU, Shpëtim Idrizi kërkoi ngritjen në Tiranë të një panteoni për të gjithë rilindësit.

Duke folur mes mijëra kalimtarëve, që u bashkuan për të festuar së bashku me PDIU-në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Idrizi përsëriti thirrjen që në çdo shtëpi të valëvitet flamuri shqiptar përgjatë tërë vitit të 100-ë të Pavarësisë.

“PDIU për katër vite rresht ka organizuar thirrjen e madhe, që çdo shtëpi shqiptare të ketë një flamur. Sot gjithë Shqipëria, Kosova, Çamëria janë veshur kuq e Zi. Unë bëj thirrje që gjatë gjithë vitit deri në përvjetorin e 100 të pavarësisë të valëvitet flamuri kuq e zi pa rreshtur në çdo shtëpi shqiptari”, deklaroi kreu i PDIU-së.

Ai theksoi nevojën që në qendër të Tiranës të ngrihet një panteon për të respektuar rilindësit tanë.

“Nuk mund të kemi vëllezërit Frashëri nga liqeni, Skënderbeun në Lezhë, Ismail Qemalin në Vlorë. Sot është një ditë ku duhet të vlerësojmë dhe të nderojmë ata burra dhe gra, që e bënë Shqipërinë të lirë siç është sot. Unë i bëj thirrje forcave politike dhe qeverisë shqiptare të ngrejë memorialin e të gjithë shqiptarëve, të mos lejojmë, që rilindasit të jenë të shpërndarë. Në zemër të Tiranës të qëndrojë panteoni i shqiptarëve dhe ne të respektojmë të gjithë shqiptarët. Prandaj në emër të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet propozoj ngritjen e panteonit ku të vendosen eshtrat e të gjithë rilindasve tanë në qendër të kryeqytetit, në një vend pelegrinazhi”, theksoi ai.

Kryetari i partisë së çamëve Shpëtim Idrizi e përfundoi fjalën e tij me një thirrje dhe urim për bashkim kombëtar.

“Të gjitha forcat politike duhet të bashkëveprojnë sot në mënyrë që të arrihet që të bashkohen të gjitha trojet shqiptare nga Presheva në Prevezë dhe shqiptarët të jetojnë në një shtet aty ku i ka vendosur Zoti”, tha Idrizi.

Sakaq, të rinjtë e Klubit të Patriotëve të Rinj dhuruan për të gjithë të pranishmit dhe kalimtarët mijëra flamuj, me qëllim vendosjen e tyre nëpër shtëpitë e tyre si dhe kartolina urimi e stema për pavarësinë.

Sipas PDIU-së sot janë shpërndarë në Tiranë më shumë se 5 mijë flamuj.

Gjatë koncertit festiv, që zgjati për mëse tri orë në urën e vogël kënduan këngëtarë të mirënjohur si Eranda Libohova, Endri & Stefi, Hysni Alushi si dhe performoi Ansambli i Valleve të Vlorës.

mit/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi19:40 - 28 Nëntor 2011
    KUIDES,TE HUAJT PO THONE:NUK U DEGJUA ZERI I POPULIT. ******************************************************************* z.Shpetim Idrizi tha:“Nuk mund të kemi vëllezërit Frashëri nga liqeni, Skënderbeun në Lezhë, Ismail Qemalin në Vlorë. Sot është një ditë ku duhet të vlerësojmë dhe të nderojmë ata burra dhe gra, që e bënë Shqipërinë të lirë siç është sot. Unë i bëj thirrje forcave politike dhe qeverisë shqiptare të ngrejë memorialin e të gjithë shqiptarëve, të mos lejojmë, që rilindasit të jenë të shpërndarë. Në zemër të Tiranës të qëndrojë panteoni i shqiptarëve dhe ne të respektojmë të gjithë shqiptarët. Prandaj në emër të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet propozoj ngritjen e panteonit ku të vendosen eshtrat e të gjithë rilindasve tanë në qendër të kryeqytetit, në një vend pelegrinazhi”, theksoi ai. Nuk me duket e matur,e pjekur ideja e Z.Idrizi sikunder shkruhet me lart,vecan kur lexohet Une i bej thirje forcave politike dhe qeverise shqiptare te ngreje memorialin e te gjithe shqiptareve...... Do ishte me e arsyshme te thosh:Une mendoj se pas nje diskutimi mbare popullor me te gjithe shqiptaret e kudondodhur te kristalizojme nje ide unike per nje memorial te shqiptareve te shquar ne Kryeqytet.Mendoj se ky lloj memoriali nuk zgjidhet me nje shprehje aq te ceket,sepse dalin mjaft pyetje qe duan maturi akademikesh.P.Sh.mua me shqeteson ideja se duke hequr nga trualli ku X-ks shqiptar i shquar lindi,jetoi,o punoi.Kjo sepse ate cope toke shqiptare e varefrojme nga kjo lloj pune e nxituar,po keshtu ofendojme banoret ne gjirin e te cileve shqiptari i shquar lindi,jetoi,punoi o ndroi jeten.JO,memoriali i shqiptareve te shquar nuk duhet i bukur e madheshtor vetem ne Tirane se atje jeton Z.Idrizi o politikanet miq te tij.Biles ate Tiranen eshte shume gabim qe po e tejzbukuroni aq shume sa me proporcion te zbukurimit varferoni gjithe pjeset e tjera te atdheut.Mos na detryoni te thomi:Na rofte Tirana,e cila edhe tani ka kaosin e saj nga nje nxitim egoist me bathoren e saj hyrja-byrja. z.drizi ke edhe te pa haruarin Petro Nini Luarasin,qe ne fshatin e tij azgje si ka bere ajo qeveria e Tiranes,dhe qe ne saje te tij ra zilja e pare qe zgjoi nga gjumi letragjik 500 vjecar,te gjithe popullin per te mesuar shqipen me te cilen ju predikoni aq bukur ligjeratat e tua.Jo z.Idrizi Shqiperia hallemadhe kerkon me shume urtesi,kuides,mencuri,respekt edhe per popullin e saj,sepse te huajt po na thone:Nuk u degjua zeri i popullit.Pse nuk thote azgje ajo partia e drejtesise per memorialin e te persekutuarve politike qe ka aq vite dhe ende ngelem vetem ne fjale te sheqerosura? z.Idrizi Kam idene se ju rembejne energjite e rinise,te cilat duhen armonizuar me energjite e te gjithe shqiptareve per te qene sa me popullore qe te lulezojne normalisht dhe natyrshem.