Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lexojuni me zë të lartë fëmijëve që në moshën 6 muajshe
English

Lexojuni me zë të lartë fëmijëve që në moshën 6 muajshe

Verona, 28 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Leximi i një libri me zë të lartë tek një fëmijë, kjo madje dhe për pak minuta, ndikon shumë pozitivisht tek zhvillimi mendor i tyre.

Ajo ndikon veçanërisht në parandalimin e vështirësive për të mësuar diçka sidomos tek ata fëmijë që jetojnë në ambiente jo të favorshme.

Për këtë arsye është e këshillueshme që një praktikë e tillë të fillohet që në momentin që fëmijët janë 6 muajsh, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kjo ftesë vjen nga pediatrët, me rastin e prezantimit të rezultateve të projektit “Lexoni për t'u rritur” në Verona të Italisë.

Leximi me zë të lartë, sipas pediatrëve, duhet nisur që në moshën 6 muajshe sepse që në atë kohë fillon brumosja e dijes dhe aftësimit intelektual.

r.b/NOA

KOMENTE