English

Liverpul shfaq interes për David Villa

Londër, 28 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Momentalisht mbeten vetëm zëra merkatoje, por që të dhënat flasin për një interes tepër të fortë të Liverpulit mbi David Villa.

Sulmuesi i Barcelonës, sipas të përditshmes britanike “Mirror”, nuk është i kënaqur me situatën aktuale tek klubi spanjoll, duke parë se nuk konsiderohet si një titullar i pazëvendësueshëm nga Guardiola.

Spanjolli ndër të tjera duhet thënë se është një objektiv i vjetër i The Reds, ku drejtuesit e klubit anglez kanë kërkuar transferimin e tij që në kohën kur ai u largua nga Valncia për tek Barça, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE