Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Ngrica”, sekuestrohen 75 kg hashash, në kërkim 4 persona
English

“Ngrica”, sekuestrohen 75 kg hashash, në kërkim 4 persona

Gjirokastër, 28 nëntor 2011, NOA – Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 75 kilogramë hashash dhe ka shpallur në kërkim 4 persona nga Lazarati që transportonin drogën. Aksioni i policisë, i koduar me emrin “Ngrica” është zhvilluar sot gjatë orëve të para të mëngjesit.

Agjentët e anti-drogës, janë vënë në lëvizje rreth orës 01.30 të ditës së sotme kur kanë marrë informacionin se një sasi droge do të dërgohej nga fshati Lazarat, drejt kufirit me Greqinë.

Rreth orës 02.30, të mëngjesit, në kodrën përballë fshatit Dervicjan, në të dalë të fshatit Lazarat efektivët e policisë kanë arritur të bien në gjurmët e katër personave që transportonin drogën. Tre prej tyre mbanin nga një çantë shpine dhe njëri ishte disa metra përpara për të kontrolluar rrugën.

Pasi kanë lëvizur rreth 300 metra poshtë fshatit Lazarat, shtetasi që ishte pararojë ka pikasur shërbimet e policisë të lëvizshme që ishin duke patrulluar në aksin rrugor Gjirokastër-Muzinë dhe ka njoftuar edhe tre personat e tjerë.

katër personat janë kthyer në drejtim të fshatit Lazarat, ndërkohë që forcat e policisë janë venë në ndjekje të tyre.

Me nisjen e ndjekjes së policisë, të katër personat nga Lazarati, kanë braktisur çantat me lëndë narkotike dhe janë larguar me shpejtësi duke u fshehur në brendësi të fshatit Lazarat.

Policia ka sekuestruar drogën dhe po heton për kapjen e personave. Në vendngjarje u kapën tre çanta shpine të mbushura me pako të mbështjella me letër natriban. Në çantën e parë u konstatuan 24 pako, në çantën e dytë 12 pako dhe në çantën e tretë 24 pako me hashash, të cilat arrinin në 75 kilogramë.

Policia bën të ditur se është bërë i mundur identifikimin e katër personave nga fshati Lazarat dhe janë shpallur në kërkim.

a.k/NOA

Në foto: Droga e sekuestruar sotLazarat

KOMENTE