Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Nuk e kam përfunduar punën në politikë
English

Rama: Nuk e kam përfunduar punën në politikë

Prishtinë, 27 nëntor 2011, NOA- Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, kryesocialisti Edi Rama ka komentuar ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, duke e vlerësuar atë si një rrugë të standardeve europiane.

Ndërsa duke biseduar me intelektualë të qytetit të Prishtinës është shprehur se asnjëherë dhe për asnjë arsye Partia Socialiste dhe vetë ai nuk ka qenë kundër ndërtimit të këtij segmenti strategjik për vetë kombin shqiptar.

Sicc raporton agjencia e lajmeve NOA.al, më herët Edi Rama dhe deputetët që e shoqërojnë në këtë vizitë tre ditore në Kosovë kanë qenë në varrin e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Në varrin e Presidentit të Kosovës janë zhvilluar homazhe në kujtim dhe nderim të veprës së tij për një Kosovë të pavarur.

Gjatë një debatit të hapur me intelektualët e Prishtinës ku ka promovuar dhe komentuar librin e tij “Kurban” Rama është shprehur se, nuk e ka përfunduar punën në fushën e politikës dhe se ky libër është vetëm për atë pjesë, që lidhet me një histori të posaçme, që është historia e Tiranës.

“Mendime që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me Tiranën. Ky nuk është një libër kujtimesh, ato momente vlejnë në kontekstin e asaj që dëshiroj të them lidhur me të ardhmen. Ky libër është për të ardhmen për të parë rrugën përpara. Në rast se kërkohet një lidhje direkte nuk gjendet, por në rast se shihet libri si një eksperiencë mirëfilli shqiptare në kontekst përpjekjeje shqiptare për të shkuar përpara ka shumë lidhje”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar akuzave të maxhorancës kryesocialisti theksoi se, është bërë një propagandë shumë djallëzore kundër opozitës dhe kundër tij personalisht për tu thënë shqiptarëve në Kosovë se PS ka pasur qëllim ta pengojë rrugën e kombit.

Sipas tij, kjo akuzë është e gjitha një propagandë për të krijuar opinionin në Kosovë se PS ka qenë kundër projektit të “Rrugës së Kombit” dhe se ka bërë çmos ta pengojë por kjo është tërësisht e pavërtetë.

Ai theksoi se e vërteta historike është se rruga e kombit është një ide e propozuar nga një kryeministër socialist, Pandeli Majko.

Kreu i selisë rozë tha para intelektualëve kosovarë se PS ka qenë dhe mbetet e bindur se ka qenë tërësisht e panevojshme që ky projekt të njollosej me mëkatin e një vjedhjeje kolosale.

Më tej kryesocialisti Rama dhe deputetët Blendi Klosi e Saimir Tahiri kanë zhvilluar homazhe edhe te varri i Adem Jasharit, një prej figurave simbol të UÇK-së si dhe janë ndalur në shtëpinë e Adem Jasharit, duke lënë mbresa në librin e kujtimeve që ndodhet në shtëpinë e tij sot një muze që dëshmon represionin serb dhe luftën e një populli për liri e shtet demokratik.

Sakaq për herë të parë kryesocialisti Edi Rama do të festojë ditën e flamurit me bashkëkombasit kosovarë.

a.y/NOA

KOMENTE