English

Nis java robotike evropiane

Itali, 29 nëntor NOA - Aktorë të teatrit, futbollistë, eksplorues planetarë apo dhe muzikore: janë disa prej robotëve që do të jenë protagonistë në javën e parë evropiane të robotikës. Është një eveniment, i cili do të zgjasë deri më 4 dhjetor dhe do të jenë më shumë se 350 evenimente që do të organizohen në 19 shtete të ndryshme të Evropës. Në Itali janë në program 50 evente, ku do të prezantohen ekzemplarë robotësh, do të lihen laboratorë të hapur për publikun dhe gjithashtu do të ketë konkurse mes të rinjve. Mes eventeve multi-centrom është projekti “Misioni për në Mars”, në bashkëpunim me ESA, për të programuar 5 robotë që stimulojnë në eksplorimin e planetit të marsit. r.b/NOA

KOMENTE