Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Noizy qëllohet me bidona në skenën e koncertit, largohet me makinë policie
English

Noizy qëllohet me bidona në skenën e koncertit, largohet me makinë policie

Tiranë, 29 Nëntor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj - Këngëtari i njohur rep, Noizy është qëlluar me bidona në skenë duke detyruar policinë që ta fusë në makinë e ta largojë nga turma, një pjesë e të cilës nuk e donte. Kështu, Noizy u bë edhe një herë protagonist i radhës i incidenteve të vazhdueshme ku përfshihet, sidomos në konfliktet që ka me “Stresin”.

Repisti ka qenë duke kënduar në koncertin e organizuar nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Nënë Tereza” me rastin e festës së Pavarësisë, kur është qëlluar me bidona uji në skenë. Më herët siç shihni edhe foton, ai pozoi baskë me kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha e më tej siç dalloni foton tjetër, nisi të interpretojë.

Noizy është përpjekur t’u shmanget duke improvizuar lëvizje kërcimi dhe nuk është prekur nga bidonat. Që hidheshin nga turam, pjesë e të cilës dallohet në foton e tretë që shoqëron këtë raportim të NOA.al.

Burime nga policia thanë se tetë bidona u hodhën në drejtim të rep-istit por asnjëra prej tyre nuk e kapi atë.

Pas përfundimit të këngëve këngëtari u largua me makinë policie, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. “Për të shmangur vrullin e fansave të cilët vrapuan drejt këngëtarit, policia e shoqëroi atë me makinë disa metra larg grumbullit të njerëzve” thanë burime nga policia. Policia tha se nuk u identifikua asnjë nga personat që qëlloi Noizin ndërsa ky i fundit nuk kreu denoncim.

e.t/NOA

KOMENTE