Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas Pavarësisë, e majta feston sot Ditën e Çlirimit
English

Pas Pavarësisë, e majta feston sot Ditën e Çlirimit

Tiranë, 29 nëntor 2011, NOA/ Irma Toptani – Një ditë pas festimeve mbarëkombëtare të 99-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kombit, dhe hyrjes në shekullin e saj, ku mazhoranca e djathtë festoi ndaras nga e majta, sot është Dita e Çlirimit të vendit.

Nëse në 28 nëntor, ata që udhëhoqën festimet për Pavarësinë ishin krerët e lartë të shtetit, Presidenti, Kryeministri, Kryeparlamentarja dhe Kryebashkiaku i Tiranës, sot festimet për 29 nëntorin pritet të bashkojnë kreun e opozitës, Edi Rama, me kreun e LSI-së Ilir Meta, një bashkim simbolik, që për çdo vit ndodh përgjatë homazheve ceremoniale në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Sot pritet që të bëjnë homazhe për Ditën e Çlirimit edhe veteranët e luftës, që festojnë arritjen më të madhe të Luftës së tyre Nacional-Çlirimtare, që përkoi me ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste, me në krye Enver Hoxhën.

Kryetari i Partisë Socialiste, i cili Pavarësinë preferoi ta festojë dhe urojë nga Kosova, pritet që për Ditën e Çlirimit të rikthehet në Tiranë, për të kryer homazhe dhe vendosur kurora me lule pranë memorialit “Nënë Shqipëri”, në Varrezat e Dëshmorëve.

Ndërkohë mazhoranca festoi në një ditë si festën e Pavarësisë edhe atë të Çlirimit, duke përforcuar idenë e shumë historianëve shqiptarë, se Çlirimi i Shqipërisë është kryer nga forcat e ushtrisë Antifashiste Nacional-Çlirimtare pikërisht në 28 nëntorin e vitit 1945 dhe jo ashtu siç e propagandoi Enver Hoxha, në 29 nëntorin e 1945-ës, një ditë që përkon me festën kombëtare të Çlirimit të ish-federatës jugosllave.

Megjithatë edhe 29 nëntori është një ditë pushimi dhe feste zyrtare në kalendarin shtetëror, e madje as ceremoniali zyrtar që parashikon vendosjen e kurorave dhe homazheve në Varrezat e Dëshmorëve nuk ka ndryshuar.

Edhe Tirana është e zbukuruar me ngjyrat kombëtare Kuq e Zi në këtë ditë të shënuar, për shumëkënd, por jo për forcat e djathta të luftës, të cilat nuk e pranojnë 29 nëntorin e vendosur pas ardhjes në pushtet të regjimit socialist.

mit/NOA

KOMENTE
  • Petro Nini08:59 - 29 Nëntor 2011
    1944 jo 1945 festa ose festat ! mir datat se ngaterohen ,,, po jo viti viti ishte 1944 qe perputhen !