Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pavarësia, Berisha: Shqipëria hyn në vitin e vizionit të ri
English

Pavarësia, Berisha: Shqipëria hyn në vitin e vizionit të ri

Tiranë, 28 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- I pranishëm në Teatrin e Operas dhe Baletit për të çelur një aktivitet me rastin e 99 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministri Berisha tha se me këtë aktivitet çelet sipari i vitit të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Siç informona agjencia e lajmeve NOA.al me këtë rast Berisha u shpreh se, “Shqipëria hyn në 100 vjetorin e saj më e re, më e bukur se kurrë në historinë e saj. Shqiptarët kudo që janë, janë të lirë, po ndërtojnë të ardhmen e tyre në liri ndaj dhe le të urojmë së bashku një vit të madh të mbarë. Viti i 100 vjetorit para së gjithash është një vit i mirënjohjes së thellë për qindra mijëra gra dhe burra vajza e djem, që flijuan jetën dhe lirinë e tyre që Shqipëria të mbetet përjetë e lirë”.

Kryeministri shprehu mirënjohje të thellë për gjithë ata shqiptarë që me mundin e djersën e tyre bënë që Shqipëria të ndihet më krenare dhe më respektuar.

Sipas tij, viti në të cilin Shqipëria hyn, është viti i vizionit të ri, ku Shqipëria dhe shqiptarët do projektojnë ëndrrën e re.

Ndërkaq mbrëmjen e sotme krahas aktiviteteve të ditës janë parashikuar një sërë koncertesh e aktivitetesh në rrugët e kryeqytetit.

Në këtë përvjetor të 99-të të Pavarësisë, spikasin dy simbole kombëtare të vendosura në rrugët e Tiranës, një shqiponjë gjigante e cila është vendosur tek Zogu i Zi dhe një flamur gjigant i cili valëvitet tek Pallati i Kulturës. a.y/NOA

KOMENTE