Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pranga grabitësit të armatosur, në kërkim bashkëpunëtori i tij
English

Pranga grabitësit të armatosur, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Trani, 28 nëntor 2011, NOA- 21 vjeçari Ani Sako ka rënë në prangat e policisë italiane i akuzuar për grabitje në kushte të rënduara.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al i riu i moshës 21 vjeçare banues në Trani akuzohet për grabitje në kushte të rënduara, mbajtje pa leje të armëve dhe dhunim të privatësisë.

Për të denoncuar personin në fjalën ë numrin e policisë italiane mbërriti një telefonatë e një zonje e cila thoshte se ajo së bashku me dytë tjerë ishin grabitur teksa po mbyllnin lokalin, nga një makinë Ford me në bord disa të rinj.

Pak çaste më vonë patrulla e policisë pikasi makinën në fjalë me në bord një të ri me iniciale L.M dhe pas kontrollit i riu u shoqërua në komisariat.

Fatmirësisht pronari i barit rrëfeu në polici se lokali i tij ishte grabitur pak para se të mbyllej në orën 3.30 ndaj të gdhire nga dy të rinj të seksit mashkull të cilët e mbanin fytyrën e mbuluar me kapuç.

Falë sistemit të kamerave të sigurisë brenda barit, u zbardhën filmimet duke u shfaqur imazhet të cilat ndihmuan që të njiheshin me siguri dy të kërkuarit e kësaj ngjarje të cilët kishin kryer grabitjen.

Forcat e policisë pas dëshmisë së të ndaluarit dhe pamjeve të kamerave të sigurisë identifikuan njërin nga grabitësit i cili mban emrin Ani Sako dhe shkuan për të kontrolluar në shtëpinë e tij në praninë e këtij të fundit ku u gjetën armë si dhe veshje të përdorura para dhe pas grabitjes.

Sakaq i riu tjetër me iniciale L.M, pronar i makinës që u përdor për tu arratisur rrëfeu në polici se ishte kërcënuar nga dy djemtë te tjerë të cilët kërkonin që ky i fundit ti shoqëronte në barin që u grabit .

Nga hetimet e mëtejshme u vërtetuan thëniet e të riut, i cili u lirua dhe po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa Ani Sako përfundoi në burg, bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

a.y/NOA

KOMENTE