Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama mbyll vizitën në Kosovë te AAK
English

Rama mbyll vizitën në Kosovë te AAK

Prishtinë, 28 nëntor 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama ka përmbyllur turin e takimeve gjatë vizitës së tij në Kosovë duke i përmbyllur ato në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me nënkryetarin e kësaj force politike Blerim Shala.

Pas takimit Rama u shpreh për mediat se, ky ishte takimi që përmbyll vizitën tre ditore në Prishtinë.

“Një takim në selinë e partisë që pret, siç pret çdo shqiptar i Kosovës dhe i Shqipërisë, rikthimin e kryetarit me orë të plotë në krye të partisë. Duke i uruar festën e flamurit drejtuesve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ne urojmë me gjithë zemër daljen me sukses të procesit që tashmë është në rrugë e sipër për Rramush Haradinajn dhe kthimin e tij në shtëpi dhe në krye të gjithën anëtarësisë së kësaj partie”, u shpreh Rama.

Ndërkaq nga ana e tij, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se 28 nëntori është një datë shumë e veçantë, “Patëm kënaqësi që sot në selinë e aleancës të prisnim z. Edi Rama, Kryetarin e Partisë Socialiste. Shkëmbyem mendime për gjendjen aktuale politike në Kosovë dhe në Shqipëri. Është një datë shumë e veçantë si për Kosovën, si për Shqipërinë, për të gjithë shqiptarët, 28 nëntori. Është një datë e madhe që na bashkon të gjithë shqiptarët dhe natyrisht na bashkon rrugëtimi drejt Bashkimit Europian.

a.y/NOA

KOMENTE