Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sekuestrohen 98 kg drogë në aksin Përmet-Këlcyrë, shpëton trafikanti
English

Sekuestrohen 98 kg drogë në aksin Përmet-Këlcyrë, shpëton trafikanti

Gjirokastër, 29 nëntor 2011, NOA – Operacioni i koduar policor “Ngrica 2” është finalizuar në agim me sekuestrimin e 98 kilogramëve drogë e llojit Cannabis Sattiva në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Policia e Gjirokastrës pas informacioneve për transportimin e një sasie droge drejt Leskovikut, sot rreth orës 05.30 të mëngjesit, ngriti një pikë kontrolli në aksin rrugor Përmet –Këlcyrë, në fshatin Kosinë të rrethit Përmet, ku rreth orës 06.00, ndali automjetin benz pa targa, i cili po transportonte drogën drejt Leskovikut me destinacion shtetin grek.

Sipas policisë drejtuesi i automjetit me të parë policët, që kishin rrethuar zonën ka ndaluar rreth 500 metra para tyre dhe është kthyer menjëherë mbrapa duke lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të Këlcyrës.

Në ndjekje të tij janë vënë menjëherë një numër policësh, ndërkohë që drejtuesi i makinës për t’iu shmangur policisë ka devijuar nga rruga nacionale duke u futur në një rrugë dytësore, që të çon në fshatin Pagar.

Pikërisht në afërsi të varrezave të fshatit Piskovë të rrethit Përmet, ai ka hedhur në anën e murit të varrezave të këtij fshati, 98 pako të mbështjella me letër natriban, ku dyshohej se kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Pasi ka hedhur lëndën narkotike drejtuesi i automjetit ka vazhduar me shpejtësi lëvizjen në rrugën, që të çon në fshatin Pagar të Komunës Piskovë, por pasi ka bërë rreth një kilometër rrugë, automjeti e ka lënë në mes të rrugës dhe ai është detyruar ta braktisë duke u larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit.

Pas sekuestrimit të pakove të drogës dhe automjetit, policia ka shpallur në kërkim një 26-vjeçar nga Këlcyra, të cilit për arsye hetimi i bëhen me dije vetëm inicialet V.A.

Policia rajonale po punon për kapjen e tij, dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik, si edhe origjinën e lëndës narkotike dhe destinacionin përfundimtar.

mit/NOA

KOMENTE