Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vuk Jeremiç: Normalizimi me Kosovën, do na afronte më shpejt me BE-në
English

Vuk Jeremiç: Normalizimi me Kosovën, do na afronte më shpejt me BE-në

Beograd, 29 nëntor, NOA - Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të përshpejtonte afrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian, në mënyrë të barabartë për të siguruar përshpejtimin dhe finalizimin e bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës. Kështu është shprehur, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, gjatë një interviste me median serbe “Blic”. Sipas tij, kjo sigurisht do të thotë që Serbia duhet të vazhdojë përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Prishtinën.

Z.Jeremiç, dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit ka qenë i vazhdueshëm, por nuk janë arritur marrëveshje për çështjet kyçe. Ka zëra se ministria juaj nuk është duke e mbështetur ekipin negociator...

"Të gjitha organet shtetërore janë nën detyrimin për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk ka asnjë arsyetim për ndonjë veprim të ndryshëm".

A prisni që Serbia t’i jepet statusi i kandidatit më 9 dhjetor? "Duke pasur parasysh krizën e shtrënguar në Bashkimin Evropian, çështja e zgjerimit nuk është një çështje prioritare për zyrtarët e BE-së. Megjithëkëtë, ne po bëjmë çdo gjë që ne të marrim lajme të mira më 9 dhjetor. Megjithatë, procesi i shoqërimit me Bashkimin Evropian, do të marrë vite”.

Ju thatë se transformimi i suksesshëm i shoqërisë është detyra më e rëndësishme kur Serbia do të bashkohet me BE-në?

"Pikërisht, unë mendoj se tani ne duhet të përqëndrohemi në reformat në mënyrë që Serbia të bëhet një vend me ligjet dhe standardet e Bashkimit Evropian".

Mllagjan Dinkiç tha se "askush në BE do të takohet apo të flasë me ata që kanë humbur kredibilitetin” ...

"Në dy javët e mëparshme, me ftesë të deputetëve evropianë fola dy herë në Parlamentin Evropian. Unë u takova gjithashtu me ministrin e Jashtëm francez dje kam takuar homologun tim britanik, Uilliam Hages. Unë nuk e di se çfarë motive ka Dinkiç, por unë jam i habitur se si ai guxon dhe flet për humbjen e kredibilitetit të dikujt”.

Përshtypja është se ju u jeni dedikuar vendeve afrikane dhe arabe, ndërsa angazhimin tuaj në Bashkimin Evropian, nuk është i mjaftueshëm?

"Unë nuk mund të pajtohem me një konkluzionin të tillë”.

Përshtati:n.e/NOA

KOMENTE