English

Pasqyra e shtypit, 30 nëntor 2011

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 30 nëntor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Edi Rama shmang takimin me Ilir Metën gjatë homazheve për 29 nëntorin”. Argumente të tjerë të faqes së parë: “Braktisi drogën në varreza, policia shpall në kërkim të shoferit”; “Koloni mikrobesh në sallat e QSUT”; “Konstituohet komisioni për reformën zgjedhore, ja pikat e debatit PS-PD”; “Zhduken fishekzjarret, Bashkia kontroll lëndëve plasëse”; “Në Prishtinë, ose si po korrigjohet Edi Rama, opinion nga Henri Çili”; “Kroacia, Greqia e ardhshme”.

Gazeta “Shqip” çelet me argumentin kryesor të ditës: “Interesat e errëta serbe në Shqipëri”. Tituj të tjerë: “Moisiu-Mejdani: Presidenti me shumicë të cilësuar”; “Kjo Shqipëri vilajetesh, opinion nga Skënder Minxhozi”; “PS dher LSI veç e veç për 29 nëntorin”; “Themelko, qeveris Liqenasin nga Maqedonia”; “Kampusi universitar në planin urbanistik të Tiranës”; “E bija e Stalinit. Svetllana Peters: Kurrë nuk do ta fal tim atë”; “In memoriam. Pushkin Lubonja do të mbetet gazetar emblematik, opinion nga Engjëll Ndocaj”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Intervista nga Kosova. Edi Rama: Nuk jam filogrek”. Argumente të tjerë të ditës: “Dritëroi: S’shkruaj libër me kujtime se duhet të thuash të vërtetën, jo gjepura”; “Nata e bardhë zhvendoset në Vlorë”; “Dilemat e sheshit Skënderbej, opinion nga Fatos Lubonja”;

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Oficeri i SHIK. Dosja Isa Çopa, ekspertizë në Gjermani”. Argumente të tjerë: “Ikonat që vidhen le t’i mbrojë vetë kisha. Intervistë me Apollon Baçen”; “Oketa: Nuk jam i vetmi rebel në PD. Bamir Topin e kam mik”; “Edi Rama: Nano përkrahu UÇK, PS jo parti filogreke”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës shkrimin me titull: “Nuk jam kurban i ambasadorëve. Filogrekë? Ata që falën detin”. “Rrogat, rritja reale 2.6 %

“PS-PD, sot në tryezë për reformën zgjedhore, listë ekspretësh me konsensus”; “Dritëro Agolli: Ka disa gjëra që s’i them dot të plota”;

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE