Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plot 73 vjet më parë, lindi media e parë radiofonike shqiptare
English

Plot 73 vjet më parë, lindi media e parë radiofonike shqiptare

Radio Tirana, për herë të parë në historinë e saj, ka nisur transmetimet, 73 vjet me pare, më 28 nëntor 1938.

Fillimisht Radio Tirana e kishte rezidencën e vet në një prej ambienteve të Bashkisë së atëhershme, por që aty nga fundi i vitit 1939, u transferua në një ndërtesë të re në rrugën Kont Urani.

Lajmi për hapjen e një radioje në kryeqytetin shqiptar, ku të flitej dhe transmetohej muzikë shqipe, u prit me entuziazëm të madh tek njerëzit.

Në Tiranën e Mbretit Zog, ideja e një radioje, ishte ndër shanset e mëdha të përhapjes së një fryme emancipuese për shoqërinë e prapambetur shqiptare.

Dëshmitë tregojnë se në ceremoninë e inaugurimin e Radio Tiranës, morën pjesë vetë Mbreti Zog dhe Mretëresha Geraldinë, të cilët mbajtën edhe fjalimet përkatëse.

Nga kjo radio fillimisht transmetohej muzikë patriotike e popullore shqiptare dhe kryesisht për muzikën përdoreshin disqet e gramafonëve të dhuruara nga qytetarët.

Drejtori i parë i Radio Tiranës ishte Gjergj Bubani...

Keshtu nisi historia e Radios e cila do te behej pjese e emisioneve radiofonike, te tipit kuitz- “ per te ofruar per degjuesin informacion rreth Radio Tiranes dhe per t’'ju bere ju degjues protagoniste.

Do te gjeni pasionin dhe perkushtimin e njerezve qe punuan ne radio: cilet ishin pionieret e radios (Kaliopi Plasari, Refik Bezhani, Avni Skrapari, Eleonora Prori, Hysen Vendresta, Vera Zheji, etj.) etj...

Fare mire mund te jeni pjese e sondazheve me pyetjen: A po e degjoni Radio Tiranen. Dy here ne jave keni mundesi te ndiqni ciklin per marredhenien e radios me aktorin per prodhimin e krijimit te mirefillte artistik ne radio: teater, humor, albume poetike apo radiodramatizime... (si linden dhe si realizoheshin...cilet kontribuan).

Cikli “Muzike qe me ben te kujtoj” do t’ju ofroje historine e marredhenies se radios me muziken shqiptare qe i ka fillimet e publikimit te saj ne kete institucion.

Pa harruar se në vitin 1962, Festivali i parë i muzikës së lehtë shqiptare, i njohur si “Festivali i Radios”, merr jetë, për të vazhduar një traditë shumë vjeçare.

Apo vitin 1972, kur Radio Tirana filloi “Anketën muzikore” si dhe provoi futjen e muzikës së huaj.

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi00:55 - 30 Nëntor 2011
    Radio Korca ka tradita me te hershme se kjo e Tiranes.