English

Ulet sërish norma e interesit, Fullani: Nxitje për ekonominë

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA - Banka e Shqipërisë ul normën e interesit për të tretën herë brenda një viti. 2 muaj më parë norma e interesit u ul në 5 përqind dhe me uljen e fundit norma e interesit bëhet 4.75 përqind.

Lajmi u konfirmua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullaninjë konferencë për shtyp, e para që pas rizgjedhjes në krye të BSH. Ai tha se ulja me 0.25 perqind u bë me synimin e nxitjes së aktivitetit ekonomik në vend. Lidhur me nivelin e shumëpërfolur të borxhit publik, Fullani deklaroi se është i qëndrueshëm. Megjithatë ai apeloi që të merren masa që të mbahet stabël. a.q/NOA

KOMENTE