Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Asnjë marrëveshje e re Kosovë-Serbi, Serbia rrezikon statusin
English

Asnjë marrëveshje e re Kosovë-Serbi, Serbia rrezikon statusin

Bruksel, 1 dhjetor 2011, NOA – Ndërsa situata në Veri të Kosovës ende mbetet nën potencialin e tensionit dhe nën barrikadat serbe, edhe raundi i tetë i bisedimeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë duket se nuk do të sjellë ndonjë marrëveshje të re mes palëve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Bisedimet do të vazhdojnë ende edhe sot, por të dyja palët nuk janë pajtuar për asnjë nga temat e diskutuara, ku një ndër më të rëndësishmet ishte diskutimi për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë, të cilat ende nuk po zbatohen nga Serbia.

Gjatë tryezës së gjatë të diskutimit dje në Bruksel, delegacioni i Serbisë i kryesuar nga Borisllav Stefanoviç dhe ai i Kosovës nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri folën për për pjesëmarrjen e Kosovës në nismat dhe forumet rajonale, menaxhimin e integruar të kufijve, dhe mbi të gjithë për nisjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura më herët.

Dita e sotme e bisedimeve në Bruksel përflitet si tejet e rëndësishme për palën serbe, e cila aspiron për të marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Por, nuk ka dyshimin më të vogël se ky status do të varet nga ecuria e dialogut teknik.

Një gjë është e sigurt për vendet e BE-së, që pa rënë në ujdi për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, pa vijimin e marrëveshjeve të reja teknike dhe pa u zhbllokuar barrikadat në territorin e Kosovës në veri të saj, Serbia nuk ka asnjë gjasë të anëtarësohet në BE.

Sikundër edhe komisionerja Lunaçek ka thënë, Serbia nuk mund të ketë statusin e vendit kandidat pa respektuar shtetin e Pavarur të Kosovës dhe integritetin e saj territorial.

Më 5 dhjetor, krerët e diplomacive të vendeve të BE-së do të shprehen mbi pranimin ose jo të kandidaturës së Serbisë për anëtarësim në BE dhe datën e fillimit të negociatave për përafrimin me Malin e Zi.

Verdikti përfundimtar për statusin e Serbisë do të merret në 9 dhjetor nga krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së.

mit/NOA

KOMENTE