Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gorbaçov- Berishës: Unë u kisha borxh shqiptarëve, tani e shleva
English

Gorbaçov- Berishës: Unë u kisha borxh shqiptarëve, tani e shleva

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA- Kryeministri Berisha priti sot në takim Presidentin e fundit të Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbaçov.

Gjatë takimit Berisha i shprehu ish-Presidentit Gorbaçov vlerësimin më të lartë të tij personal dhe të popullit shqiptar si një ndër personalitetet ndërkombëtare më popullore në Shqipëri, i cili duke udhëhequr një kurs reformash në një kohë të vështirë e të rrezikshme, “hapi një epokë të re lirie jo vetëm për popujt e Bashkimit Sovjetik, por për të gjithë Europën e Botën”.

Ai e konsideroi Gorbaçovin si “kurajë e shekullit të shkuar”, duke theksuar se qëndrimin e tij ndaj murit të Berlinit dhe mesazhin që i dha udhëheqjes së Europës Lindore, nuk do ta harrojnë kombet e Europës dhe veçanërisht, Shqipëria, e cila njohu regjimin më të egër komunist diktatorial se çdo vend tjetër. “Midis nomenklaturës dhe popullit, ju zgjodhët popullin”, u shpreh Berisha

“Ndër vendet e kombet ish komuniste, shqiptarët kanë ndjekur me admirim e vëmendje të madhe të gjitha lëvizjet tuaja, të cilat kanë pasur rëndësi historike për nxjerrjen e këtyre popujve nga diktatura”, tha Berisha.

Më tej kreu i qeverisë shqiptare shtoi se, shqiptarët, sot ndihen krenarë që nga vendi i hiperkolektivizimit total, ekonomisë së rrënuar, investimeve të huaja të ndaluara, me të ardhura për frymë 204 dollarë në vitin 1992 dhe papunësisë 80 për qind, është sot vendi që ka pësuar ndryshime rrënjësore, me të ardhura për frymë 8000 dollarë, me rritje 316 për qind të investimeve të huaja, me një ekonomi reale që i rezistoi recesionit.

Nga ana e tij ish-Presidenti Gorbaçov shprehu kënaqësinë që vizitonte Shqipërinë, duke theksuar se dëshira për të vizituar Shqipërinë ka qenë e hershme. “Unë ja kam patur shqiptarëve borxh këtë vizitë dhe tani e shleva atë”, u shpreh Gorbaçov.

Ai konstatoi se ndihej i prekur nga mikpritja që i është rezervuar dhe vlerësimet e Kryeministrit dhe shqiptarëve.

Sakaq Gorbaçov e përgëzoi Kryeministrin për arritjet e Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve, si dhe i shprehu kryeministrit vlerësimin për kontributin në jetën politike të vendit dhe transformimin e tij në këto 20 vjet.

“Ju jeni një politikan real dhe kjo është e rëndësishme për vendin”, u shpreh Gorbaçov.

Në takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës Botërore të Shahut Kirsan Ilyumzhinov pasi Gorbaçov ndodhet në Shqipëri si i ftuar nderi në Kampionatin Botëror të Shahut për Femra, që po zhvillohet në Tiranë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Ylber Zenuni08:48 - 01 Dhjetor 2011
    150 dollar ne muaj me e shumzu per 12 a bejne 8000 nuk e di pse thoni genjen sala,nuk genjen sala, mos ja fusni kote eshte bure shteti ai dhe ka experience te vjeter politike qe nga koha e xhaxhit enver e se ka mend me shku,jo per pa vdek,pastaj mos haroni se do na risi edhe pencionet,2 dollar ne dite do ti beje qe do thote 2 shmzim 365 bejne 7300 ne vite up,s mos kam gabu ndonje 0 bre se jame pa shkolle dhe nga fshati pale.
  • Astrit Balliu21:55 - 30 Nëntor 2011
    MESATARJA SHEKULLORE ESHTE SHIFRA E DYTE.KURSE E PARA DHJETEVJECARE.AS SOT NUK I BIE 204 DOLLARE PER FRYME E JO NE 1992.NUK KANE TURP POLITIKANET,PROFESIONI I TYRE ESHTE.TE THONE GENJESHTRA QE NUK I BESOJNE AS VETE.KURSE FAJI I POPULLIT QE JU JEP TE DREJTEN TE QEVERISIN.DHE ME E KEQJA PRAPE,PRAPE,PRAPEPRAAAAAAAAAAAAAAAAA DHE VEZHDON THUA TE KETE NDONJE NDRYSHIM NGA E ASHTUQUAJTURA DIKTATURE E ENVER HOXHES?????JO USHSH!!! POR GOMAR DI TI THOJA KESAJ.
  • Sazan Durojanis20:59 - 30 Nëntor 2011
    po si shum nuk jane 8000 ,,, kopse kati themi ne ketej nga greqia ku punojme shkurto pak d m th mos genje kaq shum se na fike. ,,,,,,, po e ben si historia e tre pijaneceve, ah te kisha nji votke thot i pari po un te kisha 5 bira dhe meze thot i dyti ja pret i treti eh te kisha ver nga me e shtrenta te kisha 20 arka bire nji shqere te pjekur ne hell ,, ej avash ti si shum ja sellove i than dy te paret, po mir mo thot kytipi si pun e sales hendra jane pastaj ne shqiperi jemi dhe jemi mesuar te jemi te paret ne bote po me barkun bosh,,,
  • m.aga19:38 - 30 Nëntor 2011
    Kto te ardhura mesa duket i ka Sala me gjithe KOMPANI .GENJESHTRA dhe vetem GENJESHTRA! U besojne te shkretet u besojn..........por jo populli shqiptar............C'fare turpi!
  • kthella18:32 - 30 Nëntor 2011
    po kush i ka keto te ardhura per fryme ne vit "shqiperia" jo more bace nuk i ka as italia