Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inter, pse është alternativa e vetme për Hazard
English

Inter, pse është alternativa e vetme për Hazard

Londër, 1 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku - Arsenali është tërhequr dhe tashmë skuadra e Interit ka mbetur rivalja e vetme e Liverpulit dhe Realit të Madridit në garën për të siguruar shërbimet e Eden Hazard.

Talenti 20-vjeçar i Lilës është objekt dëshirash i këtyre tre skuadrave dhe sipas sitit anglez të futbollit “Talksport”, Arsenali është tërhequr nga lojtari në fjalë dhe kjo si pasojë e kërkesave të “ekzagjeruara” të klubit francez.

Presidenti Michel Seydoux ka theksuar shumë herë se lojtari nuk do të lëvizë nga Lila për një shifër më pak se 50 milionë euro dhe një deklaratë e tillë duhet thënë se e ka larguar menjëherë Wenger.

Sipas shtypit britanik, kanë mbetur në garë, Inter, Liverpool dhe Real Madrid që vazhdojnë ta ndjekin lojtarin dhe janë të gatshme të nisin një tratativë reale për të, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE