Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konferenca e Kryetarëve: Të hënën seanca parlamentare për buxhetin
English

Konferenca e Kryetarëve: Të hënën seanca parlamentare për buxhetin

Tiranë, 1 dhjetor 2011, NOA- Mesditën e sotme nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli u mblodh Konferenca e Kryetareve, ku u vendos edhe seanca e radhës e parlamentin në të cilin pritet të diskutohet dhe votohet në tërësi buxheti për vitin 2012.

Në Konferencën e Kryetarëve ishin të pranishëm dy nënkryetarët e Kuvendit, përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare, si dhe Kryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare.

Gjatë mbledhjes, Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi programin e punës si dhe kalendarin e punimeve.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca e radhës plenare të mbahet ditën e hënë më datë 5 dhjetor , dhe t'i nisë punimet në orën 9.00.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, pas miratimit në parim në seancën maratonë të së premtes së kaluar, buxheti i vitit 2012 do t’u nënshtrohet sërish diskutimeve në komisionet parlamentare, para se të marrë miratimin përfundimtar.

Mësohet se komisionet parlamentare do të përfundojnë marrjen në shqyrtim “nen për nen” dhe “në tërësi” buxhetin, duke reflektuar edhe ndryshimet, brenda datës 3 dhjetor, kur Komisioni i Ekonomisë duhet të mblidhet për të bërë miratimin përfundimtar të draftit.

Mësohet se më tej drafti do të diskutohet në tërësi në seancën plenare të së hënës, ku pritet të jepet edhe vota përfundimtare, ndërsa opozita e ka shprehur në vijimësi votën e saj kundër. Sakaq në rast se në seancën e datës 5 dhjetor, buxheti do të marrë miratimin, atëherë ai i kalon Presidentit, i cili duhet ta dekretojë.

a.y/NOA

KOMENTE