English

New York, memorial për viktimat e AIDS

New York, 30 nëntor 2011, NOA- New York do ti dedikojë një memorial viktimave të AIDS.

Lajmërimi u bë me rastin e ditës botërore kundër AIDS që përkon me ditën e nesërme 1 dhjetor.

Monumenti do realizohet në bazë të një projekti mes gjithë pjesëmarrësve në një garë të hapur e cila do të përmbyllet në janar të vitit 2012, ndërsa komisioni përzgjedhës do të drejtohet nga Michael Arad, autor i memorialit të viktimave të 11 shtatorit, në Ground Zero.

a.y/NOA

KOMENTE