Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Socialistë, mblidhuni në një llogore përballë kundërshtarit
English

Rama: Socialistë, mblidhuni në një llogore përballë kundërshtarit

Kukës, 1 dhjetor 2011, NOA- Partia Socialiste ka zhvilluar Asamblenë e zgjeruar në rrethin e Kukësit dhe të Lezhës, ku ka qenë i pranishëm kryesocialisti Edi Rama.

Në këtë takim me forumin drejtues të Partisë Socialiste të Kukësit, Rama ka bërë apel për një organizim të fuqishëm të forcës në këtë rreth.

Në fjalën drejtuar socialistëve kuksiane ai është shprehur se, “Askush nuk është i tepërt i panevojshëm, vlen të bëjmë një bashkëbisedim miqësor për të kuptuar qëllimin e përbashkët që t’i japim PS një frymë të re bashkimi”.

Sipas tij, çdokush ka më shumë për të bërë në drejtim të organizimit dhe përçimit të Programit të ri të PS që u bë publik në Kongresin e 5 nëntorit.

Ai kërkoi që ti jepet një hov i ri Partisë Socialiste në Kukës.

“Problemi është tek vetja, të gjithë të japin kontributin maksimal sepse secili ka diçka në dorë që gjërat të jenë ndryshe. Në një familje politike hyjmë për t’u bërë më të fortë. Nuk ka rëndësi nëse je një ish, nëse je një e ardhme, nëse je një burrë, nëse je një grua, nëse je me 4 klasë shkollë apo me master, nëse je njëqind vjeç apo nëse je 16 vjeç, të gjithë kanë vendin e tyre në parti. Partia është një bashkim vullnetar dhe ne jemi në një llogore për të pasur përballë kundërshtarin”, theksoi Rama.

Pas kësaj Rama u ndal edhe në Asamblenë e zgjeruar në rrethin e Lezhës, ku tha se Partia Socialiste duhet të bëhet forca që udhëheq njerëzit.

“Aksioni i përçimit të Programit të ri të shtrihet kudo. Të vendosim një piketë të rrugëtimit tonë të përbashkët. Jehona që ka krijuar Kongresi ka bërë që të ndjehet në gjithë Shqipërinë interesimi i njerëzve për programin dhe tezat kryesore të tij, që bëjnë një dallim të qartë dhe ofrojnë për njerëzit një alternativë të re,” u shpreh lideri i opozitës.

Në të njëjtën linjë me mesazhin e dhënë edhe në Kongresin e 5 nëntorit, Rama ka thënë se PS votat i ka: “Votat janë kudo në çdo rrugë, në çdo oborr, në çdo hyrje, duhet vetëm t’i marrim. Fitorja jonë nuk varet nga askush tjetër veçse nga ne”.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Ylber Zenuni17:13 - 01 Dhjetor 2011
    diktatura ne lindjen e mesme ishte 45 vjete ne shqiperi do jete 90 vjete por me emrin me te bukur <demokraci>
  • Redi Hoti15:07 - 01 Dhjetor 2011
    nuk shkulet ky kafsh nga pushteti,,,po nuk e dogji dhe njehere shqiperin,eshte lloji i perbindeshit qe vetem me lufte e le pushtetin..mjer ne kush ne drejton..