English

Topalli- Gorbaçov: Reformat historike ndryshuan botën

Tiranë, 30 nëntor 2011, NOA- Në vijim të vizitës së tij në Shqipëri Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçov u prit në takim nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit Topalli, vlerësoi figurën dhe kontributin e tij të çmuar dhe të padiskutueshëm në përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe erën e ndryshimeve epokale që solli në kontinentin europian e në botë.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët, ju keni qenë një personalitet shumë i rëndësishëm, frymëzues dhe shpresëdhënës për erën e ndryshimeve dhe rënien e Murit të hekurt në Shqipëri”, u shpreh Topalli.

Nga ana e tij, Presidenti Gorbaçov tha se ndihet shumë i lumtur që iu dha rasti të vijë e të vizitojë Shqipërinë.

“Shqipëria, është një vend i vogël por me potenciale të jashtëzakonshme, vend që është transformuar rrënjësisht në një kohë shumë të shkurtër”, deklaroi Topalli.

Topalli dhe ish-Presidenti Gorbaçov diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Rusi, Shqipëri e rajon.

Presidenti Gorbaçov, i konsideruar një hero për perëndimin, tregoi mbi vështirësitë dhe rreziqet e reformave të ndërmarra prej tij në një kohë shumë të vështirë, duke thënë se këto reforma me rëndësi historike ndryshuan botën.

Sipas tij, këto reforma shmangën luftën dhe gjakderdhjen që do të ishte një e keqe e pandreqshme.

Mikhail Gorbacov, është nderuar me Çmimin Nobel për Paqen.

a.y/NOA

KOMENTE