Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tre thasë me gjarpërinj në zyrën e tatimeve
English

Tre thasë me gjarpërinj në zyrën e tatimeve

Indi, 1 dhjetor NOA - Dy fermerë indianë të dëshpëruar nga korrupsioni i tepërt dhe nga ryshfetet e shumta të kërkuara nga autoritetet tatimore kanë zbrazur tre thasë plot me gjarpërinj në zyrat e tyre, në Basti, rreth 300 kilometër në juglindje të Lucknow. Sipas asaj çka treguar një funksionar i shtetit të Uttar Pradesh, Ramsukh Sharma, rreth 40 gjarpërinj të madhësive dhe specieve të ndryshme, mes tyre dhe kobra, kanë shkaktuar një panik të vërtetë mes punonjësve prezent në zyra, të cilat kanë hipur mbi tavolina ose janë larguar nga masa. Dy fermerët, kishin kërkuar dokumentet respektive për pronat e tyre përkatëse, por për javë me radhë ishte refuzuar kërkesa e tyre dhe kjo pasi nuk kishin hedhur asnjë qindarkë ryshfet. Për fat të mirë kjo hakmarrje u mbyll në mënyrën më të mirë pasi nuk pati asnjë të dëmtuar nga pickimet e zvarranikëve. Ndërkohë policia është në kërkim të fermerëve, ku njëri prej të dyve është i njohur në qytet pasi është rritës gjarpërinjsh. r.b/NOA

KOMENTE
  • Gezim Skura19:08 - 04 Dhjetor 2011
    te zyrtaret shqiptar nuk funksionon kjo gje se ata jane gjarperij vete e nuk kane frike ehte ekote te marresh mundimin me ta se te helmojne e nuk gjen derman.
  • Iselda Aleks13:29 - 04 Dhjetor 2011
    hum mir,kshu e duan keta
  • Uran Berisha20:35 - 01 Dhjetor 2011
    Ne trevat tona kjo nuk ben pune se pushtetaret tane jane shume te avancuar ne korrupsion sa qe edhe kobren mund ta hipnotizojne e ta korruptojne pa frike, e me sa e di une pushtetaret tane jane duke i mbajtur gjarperinjet ne arkat e shteti dhe kjo eshte arsyja e tyre qe po i mbajne parat e shtetit ne xhepat e tyre.
  • red12:07 - 01 Dhjetor 2011
    po edhe uni jam dakord,keshtu duhet jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Maqedoni edhe ne Kosove se na e repen lekuren keto zyrtare.......
  • jarani11:05 - 01 Dhjetor 2011
    keshtu dun qente shqipetar zyrtar