Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vranë për territorin e prostitutave, 30 vite burg për dy të rinj
English

Vranë për territorin e prostitutave, 30 vite burg për dy të rinj

Arrezo, 1 dhjetor 2011, NOA- Prokurori Elio Amato kërkoi dënimin me 30 vite burg për Arbër Hoxhaj 28 vjeç dhe Erion Canaliaj 20 vjeç, që të dy shqiptarë të akuzuar për vrasjen e ndodhur më 19 tetor të vitit 2010 në periferi të Arezzos të 35 vjeçarit nga Rumania, Aron Catalin.

Kërkesa u bë para trupës së gjyqtarëve nga ana e Prokurorit ndërsa vendimi pritet të jepet ditën e nesërme.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al vrasja në fjalë ndodhi për shkak të një grindje për territorin ku prostituonin disa vajza nga Europa Lindore ku të rinjtë dyshohet të kishin gisht në shfrytëzimin e tyre.

Mësohet se Hoxhaj u shpall në kërkim ndërkombëtar ku për disa muaj u fsheh në Greqi, Çeki dhe në përfundim u kap në Hungari duke kaluar kufirin pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar.

a.y/NOA

KOMENTE