Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Amy Whinehouse, shitet për 50 mijë euro veshja e “Back to Black”
English

Amy Whinehouse, shitet për 50 mijë euro veshja e “Back to Black”

Londër, 1 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku - Veshja e Amy Winehouse në kopertinën e albumit “Back to black” është shitur në një ankand në Londër për një shifër prej 43 mijë e 200 sterlina (më shumë se 50 mijë e 600 euro).

Fustani i hollë me pika të kuqe, i dizenjuar nga Disaya në vitin 2006, është blerë nga Muzeu i Modës, një institut mode i Santiago del Chile.

Pas vdekjes së Winehouse, Disaya kishte vendosur ta nxirrte në ankand dhe fitimet t'i çonte në “Fondacionin Amy Winehouse”, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Babai i këngëtares, Mitch, ideator i fondacionit, ka marrë pjesë në këtë ankand dhe e ka konsideruar këtë donacion si “një nismë të shkëlqyer për fondacionin”.

Ai theksoi faktin se kjo nismë është krijuar menjëherë pas vdekjes së këngëtares në korrik të këtij viti me qëllim për të ndihmuar të rinjtë që janë në vështirësi.

r.b/NOA

KOMENTE