English

Chelsea në gjurmët e Ocampos

Londër, 2 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Chelsea dhe Liverpool kanë nisur të vëzhgojnë gjithnjë e më nga afër mesfushorin e skuadrës argjentinase të River Plate, Lucas Ocampos.

Futbollisti në fjalë është shumë premtues dhe gjatë këtij sezoni po shfaqet në nivele tepër të larta, ndaj edhe shtypi e konsideron atë si “Cristiano Ronaldo i ardhshëm”.

Ocampos pëlqehet shumë në kampionatin anglez të Premier League dhe Chelsea është skuadra e parë pretendente për mesfushorin argjentinas.

Futbollisti i talentit "alla Ronaldo" mund të mbërrijë në Londër për një shifër e cila do të jetë rreth 14 milionë sterlina ose afro 20 milionë euro, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Dhe shifra të tilla hedhin deri diku poshtë përfoljet e krizës ekonomikeEvropë dhe më gjerë.

r.b/NOA

KOMENTE