English

Ekstradohet kosovari, nga Tirana në Sarajevë

Tiranë, 2 dhjetor 2011, NOA- Interpol Tirana rreth një orë më parë bëri ekstradimin nga Tirana drejt Sarajevës të Bosnje-Hercegovinës, kosovarin 41 vjeçarin Feriz Çunaj lindur në Prizren.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Çunaj u ndalua në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Prush në muajin gusht në sajë të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Mësohet se kosovari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Lartë e Tuzla-s në Bosnje-Hercegovinë, ka lëshuar ndaj tij urdhrin e arrestit, për veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë” në vitin 1998.

a.y/NOA

KOMENTE