Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Femra gjysmë e zhveshur tek “Zonë e Lirë”, KKRT i tërheq vëmendjen Arian Çanit
English

Femra gjysmë e zhveshur tek “Zonë e Lirë”, KKRT i tërheq vëmendjen Arian Çanit

Tiranë, 2 Dhjetor 2011 NOA – Dalja e Katjushës, femrës DJ nga Ukraina në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, gjysmë e zhveshur ka shkaktuar reagimin e Këshillit Kombëtar për Radiot dhe Televizionet. Ankesa vjen pasi dalja topless e Katjushës u krye gjatë fashe orare para mesnate ku audienca familjare dhe e moshave më të vogla është e pranishme, gjithsesi në emision ishte vënë shenja paralajmëruese që ndalonte shikimin e sekuencave nga moshat nën 16 vjeç

KKRT-ja përmes një komunikimi sot për shtyp tha se ka vizionuar (monitoruar) emisionin “Zonë e Lirë”, të transmetuar në TV Klan, më 25 nëntor 2011 prej orës 21.05 të kësaj date deri në 01.15 të mesntaës. Vizionimi u ndërmor nga Drejtoria e Programeve në KKRT, konform detyrave funksionale të parashikuara në ligj pas ankesave të shumta të mbërritura nga qytetarët.

Nga ky vizionim i detajuar u vu re se gjatë programit janë shkelur normat morale dhe etike të transmetimeve televizive.

Neni 36, i ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, përcakton se: “Programet radiotelevizive publike dhe private respektojnë dinjitetin vetjak dhe të drejtat themelore të njeriut, ... të drejtat e fëmijëve dhe të adoleshentëve... gjuhën dhe kulturën shqiptare...”.

Nisur sa më sipër, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, konstaton sa vijon:

Në emisionin “Zonë e lirë”, janë cënuar rëndë normat morale dhe etike të komunikimit televiziv.

Përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij emisioni cënojnë të drejtat, edukimin dhe shëndetin moral e mendor të fëmijëve dhe moshave të reja.

Nëpërkëmbja e Kodit të Etikës dhe vlerave morale, në mënyrë të përsëritur dhe këmbëngulëse nga drejtuesi i emisionit “Zonë e lirë”, z. Arian Çani, bie ndesh me kërkesat e ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, konkretisht me nenin 36, të cituar më lart.

KKRT i tërheq vëmendjen drejtuesit të emisionit, lidhur me shkeljet e sipërpërmendura dhe njëkohësisht i kërkon subjektit televiziv TV KLAN të merren masat në vijim për respektimin e normave morale e etike si dhe të standardeve të komunikimit në të gjithë programet e transmetuara televizive.

e.t/NOA

Videointervista e plotë e Katjushës

Pamjet nga performanca e Katjushës, ndalohet nën moshën 18 vjeç:

KOMENTE
  • Arben Presheva16:37 - 02 Dhjetor 2011
    per kete qe ju shkruani per tek <zona e lire > une sjam aspakt dakort dhe per ke nje femer te huaj gjysem e zhveshur ....si ju ashtu dhe shume njeres kjo zhveshje nuk ju pelqen duan te zhvishen fare dhe kete kenaqsi ja jep ciljeta dhe greta dhe disa shura te tjera alla made in albania dhe ju i hiqni verejtje ...dhe kujt pa arjan canit qe ne kete na lugina ka nje barazim me magjarin.....moj e ndritura ne eresire kkrt e pe vete apo te thane per emisionin e byth cjerit ..po nuk eshte hera e pare qe ky edepsez e ka bere emisionin vend bordelli dhe me vjen cudi se pervec njerzeve pa din dhe iman na i frekuentojne dhe politikane....nejse dhe atyre si canit i ha bytha dhe aty ndoshta gjejne medet...per mendimin tim beni mire ti hiqet e drejta e trasmetimit keti kanali se i prishi te rinjte dhe kryesisht te rejat.