Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtori i Carrefour në Tiranë vrau veten, pistat e hetimit dhe deklarata e Carrefour Franca
English

Drejtori i Carrefour në Tiranë vrau veten, pistat e hetimit dhe deklarata e Carrefour Franca

Tiranë, 3 Dhjetor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj - Bosi francez i Carrefour në Shqipëri Xavier Thibonnet u gjet i vdekur sot në shtëpinë e tij në Tiranë. Alma Katragjini, zëdhënëse e Policis së Tiranës e konfirmoi zyrtarisht lajmin.

"Z. Thibonnet u gjet i varur dhe sipas rezultateve paraprake të hetimit ai kreu vetëvrasje por grupet hetimore policore janë atje për të bërë të gjitha kontrollet e mundshme në lidhje me incidentin," tha Alma Katragjini.

Sakaq burime nga hetimi treguan për agjencinë e lajmeve NOA.al dinamikën e ngjarjes. Mbrëmjen e djeshme, i ndjeri Xavier Thibonnet ka shkuar në shtëpinë e marrë me qera ku jetonte i vetëm dhe nuk ka dalë më që andej.

Sot në mëngjes, punonjësit e prisnin Xavier Thibonnet të vinte në hipermarket por ai edhe pse kishte kaluar ora 10.00 nuk kishte ardhur. Ata e kanë telefonuar disa herë por ai nuk është përgjigjur.

Punonjësit kanë kërkuar ndihmën e policisë që të verifikojë nëse Xavier Thibonnet kishte ndonjë shqetësim dhe kërkuan që të shkohej te banesa e tij. Kur policia dhe punonjës të hipermarketit shkuan në banesë, kanë gjetur Xavier Thibonnet të pajetë.

Policia konfirmoi se ai u gjet i varur në litar në dhomën e gjumit.

"Vetëvrasje e lidhur me një situatë personale" Në Paris Grupi Carrefour, konfirmoi vdekjen e drejtorit të hipermarketit të sapohapur në Tiranë tek qendra tregtare TEG. "Kjo vdekje shumë e dhimbshme është e lidhur me një situatë personale e z. Thibonnet," tha zëdhënësi i Carrefour.

Thibonnet Xavier, 42 vjeç kishte marrë me qira një apartament një muaj më parë në Tiranë, te rruga “Pjetër Budi”, disa javë pasi ai kishte ardhur në kuadrin e hapjes së dyqanit të parë Carrefour në Shqipëri.

Hipermarketi me sipërfaqe 6.500 m² u përurua në 26 nëntorTiranë dhe ështëi pari në Shqipëri. bëhet fjalë për një ndërmarrje të përbashkët e cila është e kontrolluar 60% nga rrjeti i supermarketeve greke Marinopoulos dhe 40% nga Carrefour Marinopoulos (grup i kontrolluar nga grupi grek Marinopoulos dhe Carrefour).

e.t/NOA

Video: Pamje nga hapja e Carrefour Tirana

KOMENTE