English

Grabitën shtëpinë dhe magazinën, dy në pranga

Vlorë, 3 dhjetor 2011, NOA – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë autor të dy grabitjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit në këtë qytet. Grabitja e parë është bërë dje gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Shyqiri Refat Alliu, 55 vjeç banues në lagjen 24-Maj Vlorë, ka hyrë në ambientet e firmës “Dashi 2006” nga ku ka marrë një sasi prej 5 m³ lëndë drusore.

Pas sinjalizimit të policisë ka nisur dhe kërkimi i autorit. Në bazë të informacioneve, Policia ka arrestuar 55-veçarin. Alliu ja kishte shitur lëndën drusore personit me iniciale R. D., me një çmim prej 12.000 mijë lekë.

Ndërsa personi i dytë që është ndaluar është një adoleshtë i shpallur prej kohësh në kërkim. I riu me inicialet D. B., 16 vjeç lindur e banues në fshatin Dukat është ndalua dje rreth orës 22:00. Ai dyshohet të jetë autori i vjedhjes së banesës së qytetarit me inicialet P. J.. Kjo grabitje ka ndodhur më datë 22 nëntor 2011 në lagjen “Uji i Ftohtë”.

a.k/NOA

KOMENTE