English

Kapen 5 kg heroinë te mbikalimi i Plepave

Durrës, 3 dhjetor 2011, NOA – Policia e Durrësit sekuestroi sot pesë kg heroinë si dhe arrestoi poseduesin e saj në mbikalimin e Plepave në Durrës, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Sipas policisë droga u gjet në automjetin tip Golf 4 me targa AA 308 AP e drejtuar nga shtetasi Judmir Kuqi, 27 vjeç, banues në Fier.

Droga e ndarë në tetë pako u gjet gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, brenda tapicerisë anësore.

Nga peshimi rezultoi plot 5 kg e 80 gr heroinë.

Policia po heton për përfshirjen e personave të tjerë në këtë rrejt.

mit/NOA

KOMENTE
  • Saimir Fier20:28 - 03 Dhjetor 2011
    fierak ore normale me cte merren vec bisnese te shpejta