Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi: Ndjesë për urrejtjen e diktaturës ndaj Mbretit Zog e Familjes Mbretërore
English

Kuvendi: Ndjesë për urrejtjen e diktaturës ndaj Mbretit Zog e Familjes Mbretërore

Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA – “Është detyrë e çdo kombi të njohë dhe të nderojë historinë e vet”, deklaroi pasditen e sotme Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, duke iu referuar këtu homazheve të mbajtura sot në mjediset e Kuvendit për t’i dhënë lamtumirën e fundit të birit të Mbretit Ahmet Zog, trashëgimtarit të kurorës mbretërore shqiptare, Leka i Parë, i cili u përcoll këtë të shtunë me të gjitha nderimet për në banesën e fundit.

Kuvendi informon se ceremonia e homazheve, e mbajtur sot në hollin hyrës të sallës së seancave plenare, u bë në shenjë nderimi për historinë e mbretërisë, si pjesë e historisë shqiptare, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Mbreti Ahmet Zogu dha një kontribut fondamental në ndërtimin e shtetit shqiptar në rrethana të vështira, të komplikuara të asaj periudhe historike për kombin tonë. Kjo ceremoni u zhvillua jo vetëm në nderim të asaj pjese të historisë së Shqipërisë, por edhe si ndjesë për gjithë urrejtjen, që diktatura mbolli gjatë gjysmë shekulli, ndaj Mbretit Ahmet Zogu dhe familjes mbretërore”, shprehet kryeparlamentarja Jozefina Topallinjë deklaratë për shtyp, në të cilën ajo shpreh besimin se instancat përkatëse do të bëjnë të mundur në 100-vjetorin e Pavarësisë, kthimin e eshtrave të Mbretit Ahmet Zogu në atdheun e tij.

mit/NOA

KOMENTE