Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshja nuk garanton heqjen e barrikadave
English

Marrëveshja nuk garanton heqjen e barrikadave

Mitrovicë (Kosovë), 3 dhjetor 2011, NOA - Arritja e një marrëveshjeje mes Edita Tahirit dhe Borisllav Stefanoviçit nuk do të garantonte heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Refuzimi i kryetarëve ilegalë të komunave në veri të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes eventuale do të bënte të pamundur jetësimin e saj dhe kthimin e normalitetit në rrugët e veriut.

Sekretari i Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, i ka thënë “Kohës Ditore” se vullneti i komunarëve paralelë veriorë duhet të merret parasysh, përndryshe zbatimi i çdo marrëveshjeje do të ngecë. “Ata janë faktorë, zbatues bile. Ata nuk duan që t`i shohin doganierët e Kosovës në këto dy pika kufitare. Opinioni i tyre nuk mund të refuzohet. Ata duhet të jenë pjesë e procesit. Përndryshe të gjithë mund të kemi probleme gjatë zbatimit”, ka thënë Ivanoviç.

Sipas tij, edhe nëse do të arrihej marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, nuk dihet nëse do të hiqeshin barrikadat. “Nuk mund të përgjigjem në këtë pyetje, sepse nuk dihet. Shqetësimet e tyre duhet të adresohen dhe nuk duhet të injorohen nga askush. Barrikadat janë mjet e jo qëllim. Duhet të gjejmë një zgjidhje për heqjen e tyre një nga një”, ka thënë Ivanoviç.

Sekretari në ministrinë serbe, që dikur ka qenë pjesë e institucioneve të Kosovës, të premten ka qenë i angazhuar në procesin e konsultimeve të gjata me KFOR-in, UNMIK-un, faktorët tjerë ndërkombëtarë në veri dhe me përfaqësuesit e komunave për heqjen e barrikadave.

Sipas Ivanoviçit, përfaqësuesit e komunave janë lënë anash, dhe ka qenë dashur të jenë më të përfshirë në vendimmarrje.

NOA

KOMENTE