English

Pasqyra e shtypit, 3 dhjetor 2011

Edicioni i dytë

Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 3 dhjetor 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Votohet Blushi dhe Malaj, Nano dhe Islami mbeten Jashtë”, i cili flet për zhvillimet në Partinë Socialiste. Disa tituj të tjerë janë; “Zbulohet lidhja e re e Pirro Çakos me 21 vjeçaren nga Shkodra”, “Buxheti, shkurtime në personelin e ambasadave”, “Fier, atentati, gjendet e djegur makina e vrasësve”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Ndryshon modeli, ja strukturat e reja në PS”. Disa tituj të tjerë janë; “Plehrat, një email i ambasadori të USA”, “Pije luksi false në lokalet e Bllokut, pranga shkodranit”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “PS, kryesia e re, hyjnë Cano-Dako, ikin Harasani dhe Islami”. Disa tituj të tjërë janë; “Fejohet Seldi, Ermela e BB: Me lekët e BB4 bleva rroba se më shanë”, “Homazhe për Leka Zogun mbërrijnë dhe Savoiat”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Kryesia e PS, mbetet Malaj, ikën Islami”, i cili flet për zhvillimet e djeshme në PS. Disa tituj të tjerë; “Zjarri shkrumbon shtëpitë në Lagjen Muze të Beratit”, “ Prokuroria, hetim qeverisë për 21 janarin”, “Paniku për Euron mbërrin në Shqipëri”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE