Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 3 dhjetor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 3 dhjetor 2011

Edicioni i parë

Tiranë, 3 Dhjetor 2011 NOA – Në qendër të vëmendjes së gazetave kryesore në Tiranë është mbledhja e djeshme e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ku u zgjodh Kryesia e re dhe u votuan sekretarët e rinj të kësaj partie.

E përditshmja “Mapo” çelet me titullin “Emrat më të votuar dhe të pakënaqurit nga asambleja”.

Gazeta trajton mbledhjen e djeshme dhe njofton se në faqet 2-4 mund të lexohen: Asambleja e Partisë Socialiste zgjedh 17 anëtarët e kryesisë së re, duke i dhënë më shumë vota Gramoz Ruçit, Erjon Braçes dhe Ben Blushit. Dështon testi me votimin elektronik. Të zgjedhurit e rinj: Shkëlqim Cani, Sajmir Tahiri e Vangjush Dako. Të mbeturit jashtë kryesisë dhe sekretariateve, pakënaqësi dhe ironi me kreun e Partisë Socialiste. Andis Harasani: Karamele për të gjithë. Rama: Nuk do bëjmë gabimet e së shkuarës, jo koalicion me Metën.

Shkrim i dytë kryesor i të përditshmes “Mapo” është nga Kronika: “Ekzekutimi i biznesmenit, gjendet në flakë makina e atentatit”.

Nga Kronika shkëpusim gjithashtu: “Dëshmitë false për azil, kreu i Pajtimit të Gjaqeve çohet në prokurori”, si dhe “Ankandi i naftës, dëshmia: Prifti e anuloi 10 minuta para hapjes”.

Opinionet e ditës tek “Mapo” veçohet “Mbreti Fëmijë” nga Sokol Balla dhe “Mes Gorbaçovit, Rezartit dhe Qenërisë” nga Shpëtim Nazarko.

“Shqiptarja.com” që duke klikuar këtu shihni faqen e parë të plotë, hapet me titullin “Humbësit në krye te PS”. E përditshmja thotë se po “riciklohen figurat për të mundur Berishën” dhe publikon të gjithë emrat që fituan në Asamble”. Gazeta veçon edhe se “Edi Rama harron premtimin për largim të dështakëve në zgjedhje, i shpërblen të gjithë”.

Në një vëzhgim të vetin kjo gazetë trajton dhe çështjen e Leka Zogut: “Dokumenti, Berisha s’donte Leka Zogun” - Ftesa e deputetëve për Familjen Mbretërore në vitin 2002: Ja emrat që mungojnë”.

Nga Kronika kjo e përditshme veçon: “300 euro për azil në Londër - Pazaret e Gjin Markut”.

Ndërsa editoriali i ditës vjen nga Miranda Vickers me titull “Nekrologjia e Leka Zogut”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “SPASTRIMET – Rama bën “kurban” themeluesit e PS”. Kjo e përditshme trajton mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS duke evidentuar se u larguan emra që Rama i gjeti më 2005. Po ashtu citon reagimet e para nga të përjashtuarit Andis Harasani dhe Edlira Haxhiymeri.

E përditshmja “Koha Jonë” publikon edhe një suplement javor, “Koha Tjetër” ku gjendet një intervistë me aktorin e mirënjohur Luftar Paja në kuadrin e 70 vjetorit të lindjes së tij.

e.t/NOA

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA në shqip dhe anglisht. Për t’u abonuar në këtë shërbim ose për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, na shkruani në adresën; pr@noa.al.

KOMENTE