Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rruga e Programit
English

Rruga e Programit

Teksa zhvillohej dje procesi zgjedhor në Asamblenë e re Kombëtare dhe shihja emocionet e një gare të fortë brenda partisë e një mikrofushatë që zhvillohej për të mbështetur njërin a tjetrin deri në mbylljen e votimit, pastaj më mbrapa edhe numërimin e hapur krejt transparent, nuk mund të mos mendoja për hendekun e madh mes Partisë Socialiste e forcave të tjera politike në Shqipëri...

Nga Edi Rama*

....Dhe natyrisht s'është vetëm çështje procedurash demokratike, po kulture demokratike në radhë të parë pavarësisht se një kulturë e brishtë dhe ende e mangët në shumëçka, krahasimisht me botën e lirë ku duam të integrohemi. PS është e vetmja parti në Shqipëri që mendon, debaton, prodhon kulturë demokratike në mjedisin e mbytur politik shqiptar dhe e djeshmja ishte një shprehje shembullore e kësaj të vërtete që jo gjithmonë duket qartë, edhe për shkak se vetë ne jo gjithmonë e lejojmë të duket siç është. Tani që u mbyll kapitulli i zgjedhjeve në parti dhe kemi kryesinë e re, sekretariatin e ri ekzekutiv, Asamblenë e re Kombëtare me forumet ndihmëse të saj e grupet e punës për shtjellimin deri në detaje të programit të ri qeverisës, është ora për të nisur Rrugën e Programit për një Rilindje Shqiptare. Programi bazë i miratuar nga kongresi i 5 nëntorit duhet të bëhet pronë e qytetarëve dhe qytetarët duhet të përfshihen në shtjellimin e tij. Partia Socialiste do t'u krijojë këtë mundësi të gjithëve, në qytet e në fshat, në Veri e në Jug, përmes kontakteve direkte dhe indirekte. Të gjitha strukturat e saj do të mobilizohen për ta mundësuar këtë komunikim publik me të gjithë shqiptarët e interesuar për një ndryshim radikal në ekonomi, shtet, shoqëri e në raportet me Europën.

Më anë tjetër, jam besimplotë se në forumet e PS po krijohet me shpejtësi bindja se për ta bërë programin fitues në zgjedhje nuk mjafton përmbajtja e tij, sado e pasur. Duhet në rradhë të parë rrezatimi i një besimi që duhet të burojë nga mënyra jonë e të qenit në raport me njerëzit. Nga mënyra jonë e të sjellurit me ta dhe e të folurit për ta. Nga mënyra jonë e të bashkëjetuarit me njëri-tjetrin në sytë e tyre dhe e të shikuarit të njëri-tjetrit në sy, për të vënë interesat e njerëzve mbi mëritë, hatërmbetjet apo mosmarrëveshjet tona. Në të gjitha nivelet. Nga kryesia e partisë në çdo forum të saj në bashki e komuna.

Për ta bërë programin fitues duhet ta bëjmë atë në rradhë të parë axhendën tonë të përbashkët, duke i bërë të gjitha axhendat personale pjesë të kësaj axhende të përbashkët. E mua më duket se edhe ngjarja e djeshme tregoi se po krijohet me shpejtësi kjo bindje. Programin duhet ta mbushim me shpirtin e një familje politike që ngroh shpirtrat e shqiptarëve të cfilitur nga padrejtësitë e cinizmi i politikës së gënjeshtrave të mëdha e llogarive vogla. Këtë familje politike, Partinë Socialiste, duhet ta bëjmë strehë të ngrohtë për këdo që është apo dëshiron të bëhet pjesë e saj për t'i dalë zot fatit të vet dhe luftuar me të tjetër kundër padrejtësisë e rrënimit ekonomik e social.

Hapësirën brenda nesh duhet ta mbushim dalëngadalë, por pa humbur kohë me pasionin e politikës dhe entuziazmin e qëllimit të përbashkët, duke punuar si një skuadër, bashkëjetuar si një familje, debatuar si të afërm e duke u marrë vesh si të rritur. Kjo e jona s'është një parti e vasalitetit, po e rivaliteteve. Ka qenë kështu, është kështu, do jetë kështu. Në të gjitha nivelet. Por problemi ynë s'janë rivalitetet. Problemi ynë është të jetuarit keq të tyre, të mësuarit keq me to, të bërit keq për shkak të tyre. Në të gjitha nivelet.

S'mund t'u kërkojmë të tjerëve besim e mbështetje nëse s'u japim një shembull bindës të të jetuarit mirë me rivalitetet, e të bërit mirë përmes tyre, madje të shërimit të zakoneve të këqia falë rivaliteteve të shëndetshme. S'mund t'u kërkojmë qytetarëve që na ndjekin, na shohin e na dëgjojnë, nëse përsëpari nuk u ngjallim besimin frymëzues se dimë të punojmë bashkë pa rënë sistematikisht në kurthin e fajësimit të njëri-tjetrit. Dimë të zgjidhim bashkë probleme të vështira pa u mbytur duke parë veten në syprinën e një luge me ujë. Dimë të qeverisim punët e tyre pa ngecur si pa të keq në qeverisjen e punëve tona të brendshme. Njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që presin me padurim ndryshimin e rrugës e të jetës së vendit, duan me plot të drejtë prej partisë sonë arsyet për të besuar se s'kemi vetëm një program tërheqës në letër, po në radhë të parë një skuadër të përkushtuar për ta bërë atë realitet pa humbur energji e kohë me kundërvënie të padobishme. E këtu s'bëj asnjë aluzion për disa po flas për të gjithë ne.

Unë kam besuar e besoj që duhet të ngjitemi të gjithë bashkë një shkallë më lart në mbajtjen e përgjegjësisë së madhe të të qenit pjesë e udhëheqësisë së partisë më të madhe të shqiptarëve, në një kohë dramatike për Shqipërinë e shqiptarët të cilëve u duhemi për hallet e shpresat e tyre, jo për divergjencat e ambiciet tona. Rivalitetet brenda PS mund e duhet të bëhen forca dhe jo të mbeten dobësia e saj, duke i dhënë një tjetër përmbajtje e formë zhvillimit të tyre në funksion të qëllimit të përbashkët.

Jo thjesht sepse për të mundur Saliun duhen të gjithë, po sepse për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe duhet një shembull i ndryshëm i të bashkëjetuarit në një bashkësi ku të gjithë kanë vendin e vet e respektojnë vendin e tjetrit. Dhe nuk shoh, në fakt nuk ka kund tjetër një forcë e hapësirë që mund ta japë këtë shembull emancipues për shoqërinë shqiptare përveçse në Partinë Socialiste.

* Dërguar nga autori, kryetar i Partisë Socialiste

KOMENTE