Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërndante drogë, arrestohet një vajzë
English

Shpërndante drogë, arrestohet një vajzë

Durrës, 3 dhjetor 2011, NOA – Një vajzë 25 vjeçare ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se shpërndante drogë. Sipas policisë së Durrësit, vajza me inicialet I.K, është arrestuar dje rreth orës 08.35. Pas kontrollit të bërë në makinën me të cilën udhëtonte, një “Ford” me targa AH418HA, ju gjet një qese me 9 gramë kanabis sativa.

Po dje është arrestuar dhe një person tjetër që dyshohet se kryente trafikun e drogës në sasi të vogla.

Personi tjetër i arrestuar është Bekim Isufi, 18 vjeç, banues në Rrashbull të Durrësit.

Ai është kapur në lagjen Nr. 14 në Durrës. Gjatë kontrollit, atij ju gjet një sasi prej 3.80 gramë kanabis sativa.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Ylber Zenuni11:46 - 03 Dhjetor 2011
    po e kane me e pi vete apo edhe me e pi vete denohesh,ishalla spo ndalohet buka atehere cdo beje njerezimi
  • Jorid Celaj10:39 - 03 Dhjetor 2011
    ca shteti qe kemi, i ka kapur 10 gram hashash per kete muaj