English

Vjen një Facebook enkas për myslimanët

Itali, 3 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Një rrjet social shumë i ngjashëm me atë të Facebook i dedikuar vetëm për myslimanët do të aktivizohet, sipas asaj çka bëhet e ditur nga webmanagercenter.com, në fillim të vitit 2012.

SalamWorld.com i krijuar nga një grup biznesmenësh myslimanë, sipas zv/presidentit rus Akhmed Azimov, do të ketë si objektiv promovimin e njohjeve të vlerave myslimane të Islamit.

Raportohet se Facebook-u i ri do të ketë për qëllim t'u përgjigjet çështjeve të shumta familjare dhe do të mbështesë mësimdhënien online.

Ai do t'u tregojë përdoruesve të tij xhamitë apo dhe “dyqanin hallall” më të afërt që mund të gjejnë.

Për promovuesit ky rrjet social do të ketë 50 milionë përdorues brenda 3 viteve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al duke cituar SalamWorld.com. r.b/NOA

KOMENTE
  • Dorentina02:30 - 03 Dhjetor 2011
    Facebook per myslimanet :D:D sa mir