Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza, firmat greke të ndërtimit: Të vemi në Shqipëri, atje ka punë
English

Kriza, firmat greke të ndërtimit: Të vemi në Shqipëri, atje ka punë

Athinë, 4 dhjetor, NOA – Ndërsa në Greqi gjithçka ka mbetur pezull për shkak të efekteve të krizës së rëndë ekonomike, firmat helene të ndërtimit kanë nisur të hedhin sytë nga fqinjët e tyre për të investuar.

Mes tyre, Shqipëria shihet si një oportunitet mjaft i mirë, meqë konsiderohet ende si një vend ku po ndërtohet, e në këtë mënyrë, puna nuk ka për të munguar aspak.

është dukuria që ka cituar në një artikull të posaçëm, e përditshmja greke “Ekathimerini”, duke analizuar të ardhmen e sektorit të ndërtimit në tokën greke. Sipas këtij artikulli, vendet e Lindjes së Mesme dhe Shqipëria, shihen si opsionet e duhura prej investitorëve grekë të ndërtimit, të paktën për momentin.

"Duke kërkuar përtej kufijve të Greqisë, gjuetia për projekte jashtë vendit, është e vetmja mënyrë për firmat lokale të ndërtimit lokale, pasi punimet e infrastrukturës në këtë vend, kanë mbetur kryesisht në fazën plan dhe aspak zbatim”, citon artikulli. Duke shtuar se që nga viti 2009 nuk është asnjë projekt i madh që të ketë marrë terren, ndërsa veprat e vazhdueshme të tilla si zgjerime të autostradave, janë duke luftuar për t’u mbajtur në vazhdim e sipër, ndërsa bankat kanë mbyllur për to, të gjitha linjat e kreditimit.

”Kriza ekonomike ka sjellë probleme me të cilat përballen firmat e ndërtimit. E duke pasur parasysh kombinimin e mungesës së kreditimit, rritjes së kërkesës për pagesat e borxheve të shtetit, mundësia e vetme për mbijetesë për sektorin e ndërtimit të Greqisë qëndron në kërkimin e projekteve jashtë vendit. Ballkani dhe Lindja e Mesme janë mënyra të natyrshme për të shkuar atje të kompanive greke, shumica e të cilave tashmë kanë një marrëveshje të mirë të ekspertizës dhe njohurive të kushteve lokale, ndërsa disa firma janë gjithashtu duke u bërë aktive në Evropën Qendrore dhe Lindore. Të rëndësishme janë edhe vendet e Gjirit, të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, shumë të kërkuara për tregje. Por edhe ato në Evropën Juglindore si Rumania, Bullgaria, Serbia dhe Shqipëria”, citon artikulli.

n.e/NOA

KOMENTE