Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lamtumira për Sabri Godon, sot ditë zie kombëtare
English

Lamtumira për Sabri Godon, sot ditë zie kombëtare

Tiranë 4 dhjetor 2011, NOA - Politikanë të njohur, miq, të afërm dhe qytetarët do të zhvillojnë sot homazhe për nder të shkrimtarit dhe politikanit të njohur Sabri Godo. Nga ora 12.30 deri në 14.30, qeveria e ka shpallur ditë zie kombëtare. Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Godo u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare. Ai lindi në qytetin e Delvinës më 8 gusht 1929.

Më 22 nëntor Godo u shtrua në reanimacionin e spitalit të Mushkërive, në Sauk të Tiranës. Sipas mjekëve, Godo vuante nga likidi pleural (ujëmushkëri).

VENDIMI i QEVRISË:

1. Shpalljen zi kombëtare, nga ora 12.30 deri në 14.30, ditën e diel, datë 4.12.2011, në nderim të të ndjerit, z.Sabri Godo, shkrimtar dhe politikan i shquar.

2. Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë dhe në orën 14.30 të mbahet një minutë heshtje.

3. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e diel, datë 4.12.2011, ora 12.30 deri 14.30, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

4. Radio-Televizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit funebër zyrtar, të transmetojë muzikë funebre.

5. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

6. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

a.k/NOA

KOMENTE