Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 4 dhjetor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 4 dhjetor 2011

Edicioni i parë

Tiranë, 4 Dhjetor 2011 NOA – Në qendër të vëmendjes së gazetave kryesore në Tiranë është ceremoniali i varrimit të pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu I dhe vdekja e një prej hartuesve të Kushtetutë dhe Presidentit të nderit të Partisë Republikane, Sabri Godo.

Gazeta "Shqip" ka si argument kryesor në faqen e parë; “Nga zia për monarkun, në zi për republikanin”, i cili pasqyron dy ngjarjet e djeshme. Disa tituj të tjerë në faqen e parë të gazetës janë; “Basha-Topalli, debate për fjalimin e lamtumirës”, “Harasani: Të gjitha opsionet janë të hapura”, “Rama: Shembulli ndryshe i të bashkëjetuarit”, “Projekti, tren Tiranë-Durrës me 120 km/h”, “Doktoratura, tani kushton 2 milionë lekë”.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor në faqen e parë; “Topalli: U mbush kupa”, i cili i referohet incidentit të ndodhur dje mes Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kreut të Bashkisë së Tiranë, Lulzim Basha në ceremoninë e varrimit të Leka Zogut të I. Disa tituj të tjerë në faqen e parë të kësaj gazete janë; “Nipi i Godos: Rrëfej romanin e papërfunduar”, “SHISH në alarm, Shaqiri takon Arvizun”. Editorial nga Anila Basha, “Godo mes pronës dhe Kushtetutës”.

Gazeta “Republika” i kushton një numër të veçnatë ndarjes nga jeta të politikanit Sabri Godo. “Lamtumirë Zoti Godo” është titulli kryesor gazetës që shoqërohet një nga foto e madhe e politikanit të njohur.

a.k/NOA

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOAshqip dhe anglisht. Për t’u abonuar në këtë shërbim ose për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, na shkruani në adresën; pr@noa.al.

KOMENTE