English

Vajza.... Ashton Cutcher është tërësisht singëll

E dielë, 4 dhjetor 2011, NOA – Pasi i rezistoi gjatë problemeve, aktori Ashton Kutcher ka vendosur të heqë unazën e martesës e në këtë mënyrë ka bindur veten dhe të tjerët se martesa 6 vjeçare mes tij dhe 42 vjeçares, Demi Moore ka marrë fund.

33 vjeçari është fotografuar ndërsa shëtiste i vetëm në momente reflektime në një zonë piktoreske në Los Angelos.

Krejt i vetëm, pasi ka zbritur nga makina e tij Lexus, Kutcher, i veshur me kostum gri dhe me një kapele bejsbolli ka soditur pamjen për pak kohë e më pas, sërish vetëm dhe me gishtin e martesës të lirë, i ka hipur sërish makinës dhe është larguar.

a.q/NOA

KOMENTE