Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhje parlamentare në Kroaci dhe Slloveni
English

Zgjedhje parlamentare në Kroaci dhe Slloveni

Slloveni, 4 dhjetor 2011, NOA - Edhe në Slloveni dhe Kroaci, anëtaren e ardhshme të BE-së, zhvillohen zgjedhjet parlamentare këtë dielë. Në Slloveni sipas parashikimeve, pas rrëzimit të qeverisë së socialdemokratëve, partia e koalicionit të djathtë dhe të qendrës të ish-kryeministrit, Janez Jansha ka shanse të mëdha për fitore. Jansha ishte kryeministër në kohën kur Sllovenia u pranua anëtare e BE-së në vitin 2004. Ndërrim pushteti pritet edhe në Kroaci, sipas sondazheve. Partia e Unionit Demokratik, HDZ, e kryeministres Jadranka Kosor, për shkak të aferave korruptive mund të përballet me rezultatin më të dobët në historinë e saj. Fitorja duket se i buzëqesh socialdemokratëve në opozitë dhe kryetarit Zoran Millanoviç. Qeveria e re duhet të organizojë edhe anëtarësimin e Kroacisë në BE në korrik të vitit të ardhshem. Më 9. dhjetorBruksel nënshkruhet zyrtarisht marrëveshja e anëtarësimit të Kroacisë. a.k/NOA

KOMENTE