Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Shërbimi postar do të zgjerohet
English

Berisha: Shërbimi postar do të zgjerohet

Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA - Kryeministri Berisha prit sot drejtuesit e Përgjithshëm të Postave të Turqisë, Maqedonisë, e Kosovëstë cilët ndodhen në Shqipëri me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, Arqile Goreja, në kuadër të 99-vjetorit të Postës Shqiptare, si dhe për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi në fushën e shërbimeve postare financiare, filatelisë dhe teknologjisë së informacionit.

Kryeministri u shpreh se Posta Shqiptare është mbështetur dhe do të mbështetet nga qeveria për tu kthyer në një infrastrukturë që do të lehtësojë në vazhdimësi shërbimin ndaj qytetarëve shqiptarë. Kryeministri iu bëri të ditur bashkëbiseduesve se qeveria është duke planifikuar zgjerimin e shërbimeve postare si dhe integrimin e saj me disa funksione financiare dhe përdorimin e postës si një sportel të vetëm për përftimin e një game të gjerë shërbimesh për qytetarët.

Drejtorët e Përgjithshëm të Postave, i shprehën kryeministrit Berisha vlerësimin për shërbimin postar në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një shërbim shumë cilësor dhe të zhvilluar si dhe vlerësuan mbështetjen e qeverisë në drejtimin të modernizimit të mëtejshëm të shërbimit postar.

a.q/NOA

KOMENTE