English

Parashikimi i motit për 6 dhjetor 2011

Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, sërish nesër vendi ynë do të mbetet me kushtet e motit të paqëndrueshëm pasi vranësirat dhe reshjet e konsiderueshme të shiut do të jene prezente në të gjithë vendin, ku më të përqendruara do të jenë në veri dhe veriperëndim. Në orët në vijim intensiteti i shirave do të rritet në qendër të territorit shqiptar.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave dhe shirave në jug të vendit ku shira në formë rrebeshi do të bien në Fier, Vlorë, Gjirokastër, Berat dhe Sarandë. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të mbetet me shira me intensitet disi më të ulët. Gjatë natës do të ketë dobësim të reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit në vlerat e mëngjesit do të qëndrojnë konstante por mesdita do të sjellë rënie të lehtë temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 55 km/h dhe drejtim kryesisht Perëndimor, kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të arrijë 4 ballë.

Europa

Edhe nesër në pjesën më të madhe të kontinentit Europian do të dominojë moti i paqëndrueshëm. Pasi vranësirat, reshjet e shiut dhe të dëborës do të mbeten prezent në Europen Verilindore, Veriperëndimore, Qendrore dhe në Rajonin e Mesdheut. Situata do të mbetet e njëjtë në Rusi dhe Vendet Nordike si pasojë e reshjeve të konsiderueshme të dëborës dhe erës së fortë të cilat do të zgjasin gjatë gjithë ditës. Gjithashtu qendra e kontinentit do të vijojë me reshje të konsiderueshme shiu të përqendruara kryesisht në Francë dhe më pas në zonën e Alpeve ndërsa situata do të përkeqësohet në Ballkanin Qendror pasi vranësirat do të fuqizohen gjatë orëve të para të mëngjesit duke gjeneruar shira në formë rrebeshi ku sërish era e fortë do të paraqitet problematike pasi në detin Adriatik do të ketë dallgëzim të lartë. Gjithashtu edhe Italia Jugore do të jetë me mot të paqëndrueshëm por reshjet e shiut do të bien këtu me intensitet disi më të ulët.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Franca do të mbetet me shira të konsiderueshëm dhe erë e fortë

- Zona e Alpeve rrezikohet nga reshje të dendura dëbore

- Ballkani Qendror alarmon reshje të dendura shiu dhe erë e fortë

a.y/NOA

KOMENTE