English

Pasqyra e shtypit, 5 dhjetor 2011

Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 5 dhjetor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Ish-Ushtarakët. Ulen me 7 mijë lekë pensionet, përfituesit debitorë të 2009”. Argumente të tjerë: “Berisha: PD mbushi tubimet e Ramës kundër Nanos, dy momentet e vështira në politikë”; “Tragjedi në Tiranë, vdesin nga zjarri dy bashkëshortët dhe vajza 5 vjeç”; Lamtumira për sabri Godon, politika përulet para ‘babait’ të Kushtetutës”; “Ben Blushi: Si e ndërtova Shqipërinë time”; “Avokati i kafshëve nga Artan Fuga”; “Kompromisi nga Shkëlzen Maliqi”; “Kriza dhe kriza e qasjes nga Artur Zheji”; “Kodi Rrugor, sot prova e rezistencës së paktit PD-PS”; “Recensa e Preç Zogaj: Zbërthimi i një pengu dashurie”; “Presidenti i Laçit dhunon arbitrin e FIFA-s”.

Gazeta “Shqip” çelet me argumentin kryesor të ditës: “Neglizhohet zia për Sabri Godon”. Tituj të tjerë: “Anulohet me urdhër shpërblimi për policët”; “Dera e blinduar grackë për familjen Spahiu”; “Leku vijon të forcohet kundrejt euros”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Të gjithë kundër, Kryetari i PS urdhër me e-mail deputetëve për buxhetin”. Argumente të tjerë: “Zjarri shkrumbon një familje, vdesin bashkëshortët e vajza, shpëton dyvjeçarja”; “Sabri Godos i jepet lamtumira e fundit, letrat e pabotuara”; “Mbretëresha. Kujtimet e Geraldinës. Tmerri i udhëtimit në Greqi në vitin 1939”.

E përditshmja “Koha Jonë” çelet me argumentin kryesor: “Tragjedia, shtëpia në flakë çifti vdes bashkë me fëmijën”. Tituj të tjerë: “Berisha: Kundërshtarët në parti, Edi Rama si Enveri”; “Ceremonia, përcillet me nderime plaku i urtë Sabri Godo”; “Replika, Edi Rama: Nuk kam punuar që të rrëzoj Fatos Nanon”; “Altin Goci: Një ribashkim i grupit Ritfolk, pse jo?”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Pengu si president. Berisha: Piramidat, momenti im më i keq”. Argumente të tjerë: “Aleksandër Meksi: Debatet në shtëpinë e Gramoz Pashkos kur u themelua PD”; “Kë pret Penelopa e Shkupit”; “Sekreti i Sabri Godos. Titulli i romanit tim: Rrathët e Dervishit”; “Artan Lame: Trashëgimia në duart e Kishës do të shkatërrohej”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës shkrimin me titull: “PS dhe policia: Patenta me pikë, siguracion ekstra kush bën aksidente”. Tituj të tjerë: “Ligji i ri, si do të ndahen paratë për të ndjekurit”; “Berisha: Bashkë me Edi Ramën e përmbysëm Fatos Nanon”; “Kryeministri i arroreve”; “Me kë e rrëzoi Berisha, Fatos Nanon, nga Eduard Zaloshnja”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE