Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia flet për motivet e plagosjes së policit
English

Policia flet për motivet e plagosjes së policit

Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA/Arjola Ymeraj- (Update) Punonjësi i policisë i plagosur mesditën e sotme në zonën e 21 Dhjetorit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në prag të një ndërhyrje kirurgjikale, ndonëse thuhet se parametrat jetësore janë stabilizuar.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se në kohën e plagosjes 42 vjeçari Dëfrim Musai kishte parkuar makinën dhe ndodhej në këmbë dhe se kanë qenë 2 persona me motorr të pamaskuar, ata që e kanë qëlluar me armë zjarri.

Po në këtë linjë mësohet se kanë qenë 3-4 plumba ata që kanë përshkuar trupin e efektivit të policisë, kjo pasi edhe në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja ndërsa sipas dëshmitarëve thuhet se autorët janë larguar në drejtim të rrugës së Kavajës.

Sakaq po sipas uniformave blu thuhet se 42 vjeçari kishte një shumë të konsiderueshme parash me vete dhe po i çonte drejt një firme private.

Ndërkaq në një komunikim zyrtar të Policisë së Tiranës thuhet se, në afërsi të kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, është plagosur me armë zjarri punonjësi i policisë Dëfrim Musai, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake, rezulton se ngjarja nuk ka të bëjë me motive për shkak të detyrës dhe se punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

a.y/NOA

KOMENTE